Të tjera lajme

KORI I SHKOLLËS SË NERASHTIT I PARI NË MAQEDONI! (VIDEO)

Kori i klasave 1–5 të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” të f.Nerasht arriti vendin e parë në garat shtetërore që u mbajtën në qytetin e Kavadarit.

Në paraqitjen e tyre, ata nga juria, kishin fituar 91 nga 100 pikët e mundshme.

Ky sukses është arritur në Kampionatin Shtetëror të Koreve Shkollore ku kanë marrë pjesë mbi 60 konkurrues të ndarë në grupe.

ARSIM OSMANI – Arsimtar i Muzikës

Nxënësit e korit të klasave të ulëta të SH.F “Ismail Qemali” të Nerashtit në Kavadar u paraqitën me kanonin 3-zërësh “Banaha”, kurse pjesa e dytë ka qenë kënga “Dashuri për nënën” që e kishin zgjedhur vet nxënësit.

Arsimtari i tyre I muzikës, Arsim Osmani, thotë se nxënësit nga Nerashti posedojnë talent të jashtëzakonshëm për muzikë. Nga 31 pjesëmarrësit e korrit vetëm njëra shkon në shkollë të muzikës.

Arsimtari i Muzikës, Arsim Osmani, ka falënderuar drejtuesit e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” të Nerashtit, për mbështetjen gjatë arritjes së këtij suksesi, duke mos anashkaluar as edhe prindërit e nxënësve që marrin pjesë në korin e shkollës, pasi, sic tha, ushtrimet dhe aktivitetet janë mbajtur pas përfundimit të orarit shkollor.

Ai tha se krahas koncerteve për patronazhin e shkollës më 28 Nëntor, Ditës së Arsimit më 7 Mars, ky sukses do të kurorëzohet me koncertin e 1 Qershorit – Ditën e Fëmijëve.

Të fundit