-
Probleme të shumta kanë ndjekur ecurinë e Ndërmarrjes Publike Komunale nëTetovë, ndër vite. Niveli i ulët i pagesës së faturave nga ana e qytetarëve,keqmenaxhimi, makineria e vjetëruar, kanë bërë që kjo ndërmarrje të mosfunksionojë normalisht dhe të kryejë shërbime ndaj qytetarëve. Së fundmi,puntorët e njësisë Higjiena, dolën publikisht në protesta duke kërkuar pagat e tyretë prapambetura.Ndërkohë gjatë ditës së sotme sërish puntorët e njësisë Ujësjellësidhe Kanalizimi kanë dalur në protestë duke kërkuar pagat e parapambetura.Nga komuna e Tetovës thonë se problemi është se që nga 25 dhjetori i vitit tëkaluar e deri më 15 janar, nuk punon trezori prandaj edhe ka vonesa në pagesat errogave.Duke u nisur nga kjo situatë, administrata e re e komunës së Tetovës ka marrëvendim që të bëjë ndarjen e Ndërmarrjes Publike Komunale.Vendimi është marrënë këshllin e komunës dhe në të ardhmen do të themelohen dy ndërmarrje të rejaedhe atë ajo që do të menaxhojë me ujin “Sharri” dhe menaxhimin me mbeturinatdo ta bëjë “Oeneum”. Kjo formë pritet që të evitojë problemet e deritanishme nëkëtë ndërmarrje, thonë nga komuna e Tetovës.Krahas shumë problemeve, Ndërmarrja Publike Komunale është duke punuar menjë borxh prej rreth 10 milion euro dhe gjithnjë haset në vështirësi.Në të ardhmen,nuk përjashtohet mundësia që Ndërmarrja e cila do të themelohet dhe do tëmenaxhojë me mbeturinat të jepet për menaxhim tek ndonjë kompani jashtë venditpërmes Partneritit Publiko-Privat.TV KOHA







