29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosovë-Maqedoni e Veriut, me shkëmbim të mallrave prej 207 milionë eurosh

Ndonëse produktet e Kosovës tash e sa kohë kanë nisur të plasohen në tregjet rajonale dhe ato evropiane, Kosova vazhdon të importojë më shumë sesa që eksporton.
Me vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti janë realizuar 207 milionë euro shkëmbime tregtare. Por edhe me këtë vend, Kosova më shumë importoi sesa që eksportoi.

Republika e Kosovës është partner i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut dhe vlerësohet si një ndër vendet me këmbimin më të madh tregtar për vendin tonë fqinj.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni,në një deklaratë dhënë për RTK-në, tha se në gjysmën e parë të këtij viti 207 milion euro është këmbimi tregtar mes këtyre dy vendeve.

Iseni, vlerëson se Maqedonia e Veriut eksporton më shumë në Kosovë, se sa po importon.

Infrastruktura rrugore e rregulluar së fundmi ka ndikuar edhe më shumë në shkëmbime tregtare gjë që sipas Isenit e ka bërë më të qasshëm tregun e Maqedonisë se Veriut. Sipas tij, ndërtim autostradës Shkup- Bllace dhe ndërtimi i terminali doganor në Jazhincë do ta lehtësonte edhe më shumë lëvizjen e lirë të mallrave.

Të fundit