19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Dyert janë të hapura për partitë që duan t’i bashkëngjiten koalicionit evropian

Kryeministri njëherë edhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se do të vazhdojë takimet me partnerët e koalicionit.

Kovaçevski tha se nuk po i bind partnerët për zgjerimin e ekzekutivit me ASH-në, por që këto takime kanë të bëjnë me parimet dhe vlerat mes partnerëve të koalicionit.

“Gjatë ditëve në vijim do të kem takim me partitë jashtë parlamentare që janë pjesë e koalicionit tonë ku dot ë bisedohet për atë që është punuar gjatë vitit 2022, planet për vitin 2023 dhe parimet për bashkëngjitje të partnerëve të ri në Qeveri. Nëse në bazë të atyre parimeve, në bazë të atyre vlerave ka parti politike që duan të bashkëngjiten në këtë koalicion evropian, atëherë, edhe liderët e partive tjera thanë se dyert janë hapur”, tha Kovaçevski.

Të fundit