Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 30 tetor (e hënë) 2023 në orën 09:00, do të presë në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen, e cila arrin për vizitë zyrtare në Republika e Maqedonisë së Veriut me ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.link
Materiali video nga pritja zyrtare mund të shkarkohet në rezolucion të lartë HD përmes linkut në vijim : Sipas agjendës për vizitën zyrtare të Presidentes së KE-së, von der Lajen në vend, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është paraparë takim kokë më kokë me Kryeministrin Kovaçevski, e më pas vijon takim dypalësh mes dy delegacioneve.
Në përbërjen e delegacionit maqedonas do të jenë Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit. dhe Lidhejve, Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike. Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja e KE-së Ursulla von der Lajen do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën Medias të Qeverisë në orën 10:15. Konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes së KE-së, von der Lajen, mund ta ndiqni në linqet në vijim: