23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandaloze! Këshilli Gjyqësor i beson edhe një mandat gjykatëses Snezhana Manev

Këshilli Gjyqësor me 9 vota “për” dhe një votë “kundër” i besoi edhe një mandat për kryetare gjykatëses Snezhana Manev për të cilën në disa raporte të këshillit është konstatuar se e njëjta përveç shpërdorimit me sistemin AKMIS, ka cenuar rëndë edhe raportet ndër njerëzore në gjykatë. Në mesin e gjykatësve të cilët votuan “për” janë edhe Selim Ademi dhe Hanif Zendeli i cili ishte koordinator i grupit për kontroll në këtë gjykatë. Kundër ishte vetëm anëtari Milazim Mustafa.
Snezhana Manev deri tani ushtronte detyrën si kryetare e gjykatës, ndërsa paraprakisht kishte rënë nga testi psikologjik para se të dorëzonte kandidaturën për kryetare. E njëjta i ishte nënshtruar për herë të dytë testimit. Në raportin e publikuar nga Këshilli Gjyqësor ishte konstatuar se Manev ndaj të punësuarve posaçërisht shqiptar në gjykatë sillet në mënyrë jo kolegiale dhe përdor terme nënçmuese si “shiptari” dhe “gjedhe”. /Alsat

Të fundit