24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: S’ka asgjë të re lidhur me propozimin francez

Nuk ka momente të reja rreth propozimit të presidencës franceze për heqjen e vetos bullgare në procesin e integrimit evropian. Bisedimet vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.- Advertisements –

“Do të thirrem në konferencën time për shtyp që pata në Bruksel dhe pikëpamjet që shpreha atje janë të njëjta. Për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket asaj që u diskutua deri në ditën e konferencës për shtyp. Siç ju thashë deri tani, procesi me Bullgarinë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ekipet e saj të ekspertëve janë duke zhvilluar bisedime me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari. Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë ai propozim do të shyrtohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Për momentin nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçevski

Të fundit