27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagim i LSM-së për vendimin që të dielën të punojnë tregtarët në vendet turistike

LSM-ja me të drejtë, që nga fillimi i procesit të rregullimit të së dielës si ditë pushimi tregonte për këtë të drejtë që në asnjë rast nuk duhet të rregullohet me ligj tjetër përveç me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe se në këtë rast i jepet mundësi një ministri me nënshkrim të vendos për fatin e punëtorëve, që pas 6 muajve u tregua si i saktë, edhe pse në këtë periudhë nga ministrat ishim të bindur se ky nuk do të jetë rasti.

Ministri që më 2 janar krenohej se e diela ditë jo-pune është realitet, më 27 qershor krenohet se tregtarët në destinacionet turistike do të punojnë të dielën.

Ministri i Ekonomisë bën tregti me fatet njerëzore, ndaj pyesim nëse punëtorët kanë nevojë për një ministër tregtarë si ai.

Në të njëjtën kohë, rikujtojmë se propozues i autorizuar i Ligjit ishte deputetja Zhaklina Llazarevska, e njëjta deputete e cila për amendamentin e LSM-së nga foltorja thoshte se lehtë mund t’u japin 2.806 denarë punëtorëve, por nuk deshën të japin. që të mos i prishin me shumë para.

Punëtorët duhet të pyesin veten për kë votojnë në zgjedhje, nëse e dinë se të gjithë deputetët janë njëzëri kundër punëtorëve.

Punëtori e mbanë mend dhe do reagojë!!!

Të fundit