30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kriza në Sudan, Mbretëria e Bashkuar evakuon mbi 500 britanikë, Kina vendos në dispozicion marinën

Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar të paktën 536 persona deri më tani nga Sudani.

Ndërkohë qeveria është përballur me kritika të shumta pas situatës së tensionuar në vend.

Petkoviq i reagon Osmanit, filozofinë politike të Kosovës e quan “absurde”…
Sipas zyrtarëve më shumë se 2 mijë shtetas britanikë në Sudan janë në pritje për tu larguar nga vendi.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Kina ka vendosur marinën e saj për të shpëtuar qytetarët nga Sudani i goditur tashmë nga konflikti.

Kina ka theksuar se është partneri më i madh tregtar i Sudanit, me më shumë se 130 kompani që investojnë atje që nga mesi i vitit 2022.

Ndërkohë rreth 800 qytetarë kinezë do të evakuohen nga Sudani me rrugë detare nga 25-27 prill, tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Mao Ning.

Të fundit