Dje në ora 10:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë në Mavrovë kanë privuar nga liria një 56-vjeçar nga Gostivari, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në fshatin Galiçnik, gjatë mbajtjes së manifestimit „Dasma e Galiçnikut“. Po dje, në ora 20:40, në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar sërish nga liria personin pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Pas kryerjes së alkotestit, tek ai janë konstatuar 1,75 promil alkool në gjak. Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Dje në ora 17:35 në SPB Tetovë, një 63-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të fshatit Poroj, nga një projektil qorr (plumb i pa destinuar) është dëmtuar automjeti i tij i udhëtarëve i parkuar „Fiat Punto“ me targa të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Dje në ora 19:35, në rrugën magjistrale Gostivar–Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor kanë ndaluar një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 27-vjeçar nga fshati Tearcë. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Ai është privuar nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti i është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Sot në ora 00:30, në Stacionin Policor të Tetovës, një burrë 45-vjeçar nga Tetova, së bashku me vajzën e tij 17-vjeçare, kanë denoncuar se më 07.07.2026 dhe dje, në një objekt hotelier ku ajo punonte, ka qenë e shqetësuar seksualisht nga një person mashkull i moshës rreth 35 vjeç, pas së cilës ajo ka njoftuar pronarin e objektit dhe babanë e saj, me çka personi është larguar në drejtim të panjohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Sot në ora 02:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë në Kamjan, në fshatin Bogovinë, kanë privuar nga liria një 24-vjeçar me banim në fshatin Trebosh. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh „Golf“ me targa të Shkupit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëng me ngjyrë të kaftë. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.








