Në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, sot u zhvillua aktiviteti i atletikës me pjesëmarrjen e personave me nevoja ndryshe.
Është hera e parë që autoritetet e Komunës së Tetovës e kanë vënë në kalendarin e Verës tetovare aktivitetin sportiv me pjesëmarrje të fëmijëve me nevoja të posaçme.
Edhe nga Klubi Sportiv Olimpiada Speciale kanë shprehur mirënjohje për këtë organizim nga Komuna e Tetovës duke bërë thirrje që në këtë rajon të ndërtohen sa më shumë terrene sportive pasi ka mungesë të tyre.
Por, trajneri Ifraim Luta ngriti shqetësime lidhur me pjesëmarrjen e këtyre fëmijëve në aktivitete sportive. Në rajonin e Tetovës janë mbi 100 fëmijë të kësaj kategorie, por vetëm rreth 30 prej tyre janë aktive në aktivitete sportive. Ai bëri thirrje që sa më shumë fëmijë të jenë pjesë e ngjarjeve sportive pasi e domosdoshme është socializimi I tyre.
Sidoqoftë, Sheshi i Tetovës, të dielën pasdite frymoi ndryshe. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një garë sportive, por edhe një mesazh i fuqishëm për barazi, përfshirje dhe respekt.










