11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryeministri Kurti: 25 vite më parë, Serbia aktivizoi tërë aparatin shtetëror për ta fshehur krimin në Reçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Reçak, ka thënë se para 25 vitesh Serbia “aktivizoi tërë aparatin shtetëror për ta fshehur krimin në Reçak dhe për t’i mbrojtur kryerësit dhe urdhërdhënësit”. Ai tha se Vuçiq, prej kur ishte ministër i Informacionit e deri sot si president i Serbisë, e ka mohuar vazhdimisht krimin në Reçak, por shtoi se ka dëshmi dhe dëshmitarë që e dëshmojnë të vërtetën.

“25 vjet më parë, Serbia aktivizoi tërë aparatin e saj shtetëror, nga ushtria tek mjekësia ligjore dhe nga media tek propaganda shtetërore, për ta mjegulluar dhe mohuar masakrën e Reçakut, për ta fshehur krimin dhe për t’i mbrojtur kryerësit dhe urdhërdhënësit dhe dihet se kush ishte atëherë Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Atëherë nga pozita e Ministrit të Informacionit, kurse sot nga ajo e Presidentit të Serbisë, ky njeri e ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë. Por masakra e Reçakut ka pasur dhe ka lënë pas dëshmi dhe dëshmitarë që dëshmojnë gjithë të vërtetën, nga fillimi deri në fund”, tha ai. /GazetaExpress/

Të fundit