Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) përpara Këshillit të Sigurimit që është thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski për përhapjen e gripit pandemik, kërkoi rishqyrtimin e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 Prill.
Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme theksuan se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ditën e zgjedhjeve, por se shumë njerëz janë të përfshirë në këtë proces dhe rreziku i kontaminimit është më i lartë. Partitë politike theksuan dje se do ti anulojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore deri më 22 mars. Për këtë vendim liderët e partive e kanë njoftuar sot kryeministrin teknik Oliver Spasovskin.
“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, z. Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Oliver Spasovski.ina