Shkon në 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar katër raste të reja.
Lajmi vërtetohet nga analiza që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.
Aktualisht rastet me COVID-19 raportohen në Viti, Klinë dhe Malishevë.
Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti.
Më pas të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës.
Tre qytetet janë në karantininë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumë vende të botës.
Sot është njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë.noa.a