14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kushdo që ka gabuar do të mbajë përgjegjësi për autostradën Kërçovë-Ohër

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski sot ka folur për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe përfundimin e mundshme të punimeve

Ai ka treguar se janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja dhe ka bërë të ditur se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.

Boçvarski theksoi se janë shfaqur probleme në terren me 11 rrëshqitje të reja përgjatë kësaj autostrade. Boçvarski tha se kontrata ka afat për ekzekutim deri më 31.12.2023, por kjo do të thotë se nëse nuk përfundojnë punët, atëherë duhet të diskutohet se si do të vazhdohet më tutje.

“A do të zgjidhet kontrata, a do të fillojnë negociatat për një kontratë të re, vazhdimin e afatit. Në thelb kjo që po ndodh në terren, kemi 11 rrëshqitje të cilat kanë ndodhur në periudhën e kaluar, këto janë rrëshqitje që nuk janë paraqitur më parë”, komentoi Boçvarski.

Ai tha se nuk është e vërtetë se nuk po bëhet asgjë në korridoret nën juridiksionin e kompanisë “Bechtel dhe Enka”. Sipas tij, punimet kanë filluar dhe tani po punohet për sheshimin e terrenit dhe për rrugët hyrëse në kantiere.

“Rrugët hyrëse paralele për ndërtim, sepse kemi pjesë të paqasshme nga Gostivari deri në Kërçovë, duhet të bëhen gjatë gërmimit të materialit, shpërthimeve në terren, projektimit të trasesë, projektet urbanistike, pasi tashmë është përcaktuar edhe pozicioni i autostradës në ato breza. Paralelisht jemi duke punuar në zgjidhjet e projektit dhe puna operative është për të gjitha lejet dhe shpronësimet”, tha Boçvarski.

Të fundit