11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga në OnTime: Me këtë retorikë VMRO mund të mbetet pa partner koalicioni

Vetëvendosja nuk është regjistruar si subjekt politik në Maqedoni të Veriut ndërsa kandidaturat eventuale të personave që thirren në emrin e Lëvizjes Vetëvendosje është vetëm mjegull për votuesit, tha sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga, në emisionin OnTime.

Duke folur për zhvillimet politike në vend, Lloga tha se gjatë takimit me liderët opozitar ku morri pjesë edhe kreu i ASH-së, Arben Taravari, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga partitë politike shqiptare që të jenë unike dhe të zhvillojnë një fushatë të qetë. Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së Lloga tha se nuk do të ketë kompromis me partitë e bllokut maqedonas të cilët do të vazhdojnë të promovojnë retorikë nacionaliste duke aluduar në VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit. Lloga tha se ka gjasa që edhe nëse VMRO-DPMNE-ja del fitimtare, të mos ketë me kë të bëj koalicion pas zgjedhjeve, pasi që partitë politike shqiptare duhet të respektojnë parimet kombëtare dhe të mos pranojnë kushtëzime anti-shqiptare. Megjithatë, Lloga bën me dije se në Aleancën për Shqiptarët ende nuk ka një vendim konkret se si do të rreshtohen këto zgjedhje, pra me cilën parti ose koalicion do të garojnë.

Në këtë emision u thanë edhe shumë gjëra për sistemin e drejtësisë, gjendjen e burgjeve, kritikat e ashpra nga shtetet perëndimore për sistemin e drejtësisë dhe shumë tjera. Emisionin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Televizionit Koha në Youtube dhe në Facebook.

Të fundit