23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Asnjë gënjeshtër e VMRO-DPMNE-së nuk mund ta mbulojë të vërtetën se Mickoski ka bashkëpunuar me Kiçeecin, person i dyshuar në rastin “Reket”

Janë të kota dhe dëshpëruese përpjekjet e VMRO-DPMNE-së që përmes gënjeshtrave të pakuptimta dhe konferencave të zbrazura për shtyp ta mbulojë të vërtetën.

Kjo është një dhe nga kjo VMRO-DPMNE nuk mund të ikë. I gjithë opinioni dëgjon si Hristian Mickoski drejtpërdrejt është takuar dhe ka bashkëpunuar me Zoran Milevski Kiçeecin.

Pikërisht Milevski Kiçeec, personi i cili ka qenë ekzekutues i Mickoskit është personi i dënuar në rastin e njohur si “Reket”.

Janë zhytur gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së, dështuan përpjekjet e Mickoskit ta mbulojë lidhshmërinë e tij me Kiçeecin dhe Orce Kamçevin dhe lidhshmërinë me rastin “Reket”.

Përkundrazi dëshpërimisht përpiqet të mbrohet nga e pambrojtura, Mickoski ta mbajë fjalën dhe vetë të paraqitet në burgun hetimor “Shkup” siç premtoi.

LSDM – Qendra për Komunikime me Opinionin

Të fundit