09/05/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Makina e re e Ronaldos, një Ferrari ekskluziv me vlerë gati gjysmë milioni euro

Cristiano Ronaldo mund të mburret se ka një koleksion makinash më shumë se të lakmueshme. Nga “Aston Martin” te “Lamborghini”, përmes “Rolls Royce” dhe “Mercedes”.

Ylli portugez i Al Nassr ka të gjitha markat dhe ngjyrat, ndërsa tani sapo ka shtuar një ‘makinë’ të re në garazhin e tij. Portugezi ka befasuar mbi 617 milionë ndjekësit e tij në Instagram me dy imazhe të reja.

Në të parën shfaqet me vajzën e tij Bella Esmeralda, të cilën e mban në krahë me një buzëqeshje të madhe. Nga ana tjetër, në të dytën, ai shfaqet pikërisht me makinën e tij të re, një model i ri i firmës “Ferrari”, “Purosangue”.

Sa i përket automjetit të futbollistit portugez, ai është blu i errët, një ngjyrë të cilën Cristiano e mban edhe në veshjen e tij të zgjedhur për të pozuar me makinën. Një veshje e plotë nga marka luksoze “Gucci”, e përbërë nga një xhaketë dhe pantallona me çmim prej 2750 euro.

Të fundit