01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Makron: Vaksina nuk guxon të trajtohet sipas ligjeve të tregut

Presidenti francez, Emanuel Makron, i bëri thirrje drejtorit ekzekutiv të gjigandit farmaceutik “Sanofi”, që të takohen javën e ardhshme, pasi kompania bëri me dije se tregu amerikan do të ketë prioritet për vaksinën e saj kundër Kovid-19.

Makron në kumtesë potencoi se çdo vaksinë kundër koronavirusit duhet të trajtohet si e mirë publike dhe nuk guxon të jetë lëndë e ligjeve të tregut.

Sipas Si-En-En, kompania me seli në Paris, i ka sqaruar qëndrimet e saj paraprake, duke paralajmëruar se do të punojë edhe me qeveritë evropiane, me qëllim që sa më shpejtë të fillojë me prodhimin e vaksinës. bsh/

Të fundit