Mbretëria e Bashkuar ka filluar ta tërheqë një pjesë të stafit dhe familjet e tyre nga Ukraina pasi që Rusia po përgatitet ta pushtojë vendin, njofton transmeton Portalb.mk.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se të hënën Ambasada Britanike në Kiev është e hapur, por disa prej stafit po tërhiqen për shkak “kërcënimit në rritje” nga Rusia.
Ndryshe, në kufirin me Ukrainën, Rusia ka vendosur mijëra ushtarë dhe pajisje ushtarake.