Një shtetas shqiptar dhe një shtetas gjerman janë arrestuar në pikën kufitare të Bllacës nga ana e policëve të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se vetura me të cilën po udhëtonin, ka rezultuar të jetë e vjedhur sipas “Interpol”.
“Më datë 01.02.2024 në orën 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria A.M.(22) nga Republika e Shqipërisë dhe V.S.(21) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë procedurave dhe kontrollit kufitar, u konstatua se mjeti “Mercedes” me targa gjermane, i cili drejtohej nga A.M., dhe pasagjer ishte V.S., ishte regjistruar në bazën e të dhënave të Interpolit si i vjedhur. Ata janë ndaluar në stacion, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.