02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: BDI e LSDM përzihen në punët e ASH-së

BDI-ja dhe LSDM-ja përzihen drejtpërdrejt në punët e brendshme të Aleancës për Shqiptarët, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, ndërhyrja e tyre është e habitshme.

“Ne nuk përzihemi dhe qëndrojmë anash. Është e pashembullt ajo që bëjnë LSDM-ja dhe BDI-ja, që janë të kyçura direkt në zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët. Vërtetë jam i shokuar nga sjellja e tillë, para së gjithash, nga ana e të parëve të BDI-së por edhe të LSDM-së, por kjo është puna e tyre. Ne, ashtu siç nuk duam që askush të përzihet në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe ne nuk përzihemi në punët e brendshme të partive të tjera politike”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Këto komente Mickoski i bëri në aktivitet partiak, ku doli edhe për zgjedhjet. VMRO-DPMNE-ja, sipas kreut të partisë Mickoski, shfrytëzon këtë periudhë për të bërë matjet e fundit për kandidatin e tyre për President. Thirrja publike është e hapur kurse kandidati do të zgjidhet në Konventën e partisë në 2 mars. Mickoski shpreson që edhe partitë e tjera do të nxjerrin kandidatë, veçanërisht opozita shqiptare. Sipas tij, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja, ndërhyn edhe në Prishtinë, që kjo të mos nodhë.

“Pres që kandidat të nxjerrin edhe partitë e tjera politike, para së gjithash mendoj për koalicionin e drejtuar nga LSDM-ja, edhe pse e di që lute ose përgjërohen në Prishtinë por edhe këtu në Shkup që partitë shqiptare të mos nxjerrin kandidat duke menduar që në këtë mënyrë do të marrin mbështetje për kandidatin e tyre për president. Ata edhe më tej do të vazhdojnë të përgjërohen por ajo është punë e tyre. Pres që edhe partitë shqiptare të nxjerrin kandidatin e tyre sepse jo të ishte jo e mençur politikisht dhe në aspektin demokratik të mos e shfrytëzojnë këtë moment sepse për ndryshe do të ishin nën ombrellën e një partie politike në pushtet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partitë kanë kohë deri në afrimin e fushatës për të prezantuar kandidatët e tyre për president. /Alsat.mk

Të fundit