17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Funksionarët e BDI-së po luajnë lojë të rrezikshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u tërhoqi vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për formimin e qeverisë t’i zbresin në një nivel të garave numerike dhe etnike. Ai tha se këta individë, e bëjnë këtë lojë prej vitesh, por VMRO nuk do të lejojë as retorikë e as veprimtari të tillë.

“I shoh deklaratat etnocentrike që cilat vijnë nga disa persona zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në atë mënyrë shohin që sërish të imponojnë provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni, me faktin që këto bisedime për formimin e qeverisë së re dhe institucioneve të zbriten në çështje se sa kanë fituar shqiptarët, maqedonasit, serbët, vllehët dhe të tjerët. E ndjek me kujdes këtë lojë shumë të rrezikshme, të individëve të cilët, e kanë luajtur këtë lojë në 7 vitet e kaluara. Dhe nëse ashtu vazhdojnë, shumë shpejtë sot, e vërteta do të dalë në shesh”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se procesi i bisedimeve është një përpjekje e partnerëve të rinj për krijimin e një qeverie të re, të denjë për zgjidhjet dhe vendimmarrjet cilësore.

“Nuk dua që këto bisedime të jenë numra dhe të shihen numerikisht. Bisedimet që kemi pasur me partnerët VLEN dhe partia politike ZNAM. Para se gjithash dua që ai të jetë proces, i cili do të ishte vlerë e shtuar, proces i zgjidhjeve dhe vendimeve cilësore. Dhe mendoj se është i tillë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, nuk zbardhi shumë detaje rreth bisedimeve me partnerin tjetër ZNAM, por në opinion qarkullojnë zëra se partia e Maksim Dimitrieskit, do të ketë dy ministri, atë të Drejtësisë dhe të Administratës. /Alsat.mk

Të fundit