16/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Micotakis: Miqtë në Maqedoninë e Veriut të kuptojnë se ka përfunduar periudha parazgjedhore dhe ta respektojnë marrëveshjen “Në qoftë se ende ju intereson BE-ja”

 Mendoj se miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se ka prëfunduar periudha parazgjedhore, ka ardhur koha që të bëhen seriozë, ta respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare, nëse ju intereson që të qëndrojnë në rrugën evropiane, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis duke fokur për televizionin “Open”, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.

Në intervistën e mëngjesit, kryeministri grek ka folur hollësisht për të gjitha temat aktuale në Greqi, duke pasur parasysh që vendi është në periudhë parazgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve evropiane më 9 qershor, ndërsa u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës, në raportet me vendet tona, në perspektivën e BE-së, por edhe tre memorandumeve që nuk janël ratifikuar në Kuvend.

“Kur kemi çështje, si për shembull me fqinjtë tanë veriorë, i zgjidhim me seriozitet, vendosje të qarta të linjave të kuqe, duke shpjeguar se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet, edhe pse nuk pajtohemi me shumë aspekte të tij dhe se në çështjen për emrin, ne në asnjë moment nuk do heqim dorë. Emri i vendit është “Maqedonia e Veriut” dhe derisa disa vazhdojnë ta emërtojnë “Republika e Maqedonisë” ta dini se do të jemi përballë jush.

Ai theksoi se çështjet në Marrëveshje që i referohen emrit nuk ndryshojnë, por se “ka mundësi të diskutohet për të ardhmen e marrëveshjes” dhe theksoi se ajo që mund të bëjnë është të bëjnë “shumë presion mbi Shkupin dhe autoriteteve që të kuptojnë se kjo politikë ata do t’i çojë përfundimisht në izolim ndërkombëtar dhe nuk mendoj se ata e duan këtë.”

Foli për mundësinë e ushtrimit të presionit të madh ndërkombëtar, duke përmendur reagimet menjëherë pas inaugurimit të presidentit, për të cilat tha se janë rezultat i ndërhyrjeve greke, duke theksuar se në këtë moment Greqia nuk është e vetme.

Për memorandumet që ende nuk janë ratifikuar e përsëriti edhe një herë qëndrimin se “Greqisë i nevojiten armë negociuese shtesë”, ndërsa pikërisht tre protokollet, sipas Micotakis, e përforcojnë pozicionin grek dhe janë armë diplomatike.

Për qëndrimin e SYRIZA-s se me ratifikimin, pozicioni i Greqisë do të bëhej më i fuqishëm, Micotakis tha se do të ndodh pikërisht e kundërta, sepse me këtë Shkupi ka marrë argument “që të vazhdojë ta bëjë të njejtën”.

Të fundit