Kompetencat e qeverisë teknike janë të njohura që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, por kryeministri teknik, Talat Xhaferi, shkoi një hapje tutje duke dalë në “inspektim” të të punësuarve në SPB Tetovë që u shkoi pa paralajmëruar dhe i çortoi në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. Pikërisht, gjatë kësaj periudhe edhe mantel bardhët kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk harmonizohen pagat. Protestat e vazhdueshme janë rezultat i pakënaqësisë së vazhdueshme, e kjo shpien në shtimin e dukurisë së dëmshme ikjes së mjekeve. Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër, shkruan Zhurnal.
Mjekët paralajmërojnë protesta –
Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, stafi teknik administrativ paralajmëroi protesta në rast se pagat nuk përshtaten me pagën minimale. Gjatë konferencës së sotme për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet në pauzë dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë. Lë të ditur se rastet që do të pranohen do të jenë vetëm ato emergjente.
Se çfarë do të zbatohet nga kjo, ai thekson se varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale. Megjithatë potencon se kjo kërkesë e tyre është e bazuar në përputhje me ligjin për pagë minimale.
“Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar edhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale”, tha Bojçevski.
Bojçevski më tutje vazhdon duke thënë se, në dispozitat e Ligjit për pagën minimale, Marrëveshjet kolektive duhet të harmonizohen brenda gjashtë muajve. Duke qenë se Marrëveshja kolektive për veprimtarinë shëndetësore nuk është në përputhje me ligjin e pagës minimale, me përjashtim të punëve me shkallën më të ulët të kompleksitetit.
Ai thekson që nga Sindikata kërkojnë që paga minimale e shumëzuar me koeficientin e vendit të punës të jetë bazë për llogaritjen e pagës së punonjësve shëndetësorë. Kjo për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve dhe për të mos u manipuluar edhe një herë.
Pagat e ulëta sjellin ikjen e mjekëve –
Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.
Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.
Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.
Pasojat e ikjes së mjekëve?
Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.
Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk