24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot kryesisht me vranësira, pasdite me reshje shiu

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me reshje shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme. Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të ndryshme me reshje të përkohshme të shiut nga intensitet i ndryshëm.

Të fundit