27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i nxehtë deri në 34 gradë, pasdite i paqëndrueshëm

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit të shkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë. UV-8.

Siç kumtoi DPHM, në Shkup do të jetë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite me kushte për shi të shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë veriperëndimore e përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil, nga fundjava me erë të përforcuar, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, që do të kushtëzojë me ulje të temperaturës ditore.

Nga e hëna temperaturat ditore do të jenë në rritje të dukshme.

Të fundit