17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 38 gradë Celsius

Moti në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit stabil, me diell dhe të nxehtë. Veçanërisht nxehtë do të jetë të hënën dhe të martën kur temperatura maksimale sërish do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Të fundit