12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot paradite mot me diell, pasdite me reshje shiu

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, pasdite pjesërisht i vranët, në disa vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.

Nga dita e sotme, njofton DPHM, do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshëm dhe me erë mesatare, mjaft të fortë nga drejtimi juglindor. Reshjet do të jenë më të dendura (mbi 25 l/m2 në 24 orë) nesër në pjesët juglindore.

Në Luginën e Shkupit paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa  pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me bubullima të shkurtra dhe në formë të stuhisë.

Nga nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Të fundit