22/02/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Vazhdojnë kërkimet edhe gjatë natës pas së miturës së zhdukur nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë njoftoi se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares V.Gj, pasi që dje nëna e saj e denoncoi zhdukjen në polici.

Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së denoncimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, janë kryer një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat, etj. Hetimet vazhduan intensivisht edhe gjatë natës, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Prej aty apelojnë të mos përhapen dezinformata dhe se MPB-ja do të infromojë vazhdimisht opinionin deri në gjetjen e së miturës.

Rastin në polici dje e ka paraqitur nëna e saj në ora 08:35.

Të fundit