27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rektori i UT-së, Zejneli u takua me profesorin e Universitetit të Oksfordit, Xhejms Petifer

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e ka pritur sot në kabinetin e tij profesorin Xhejms Petifer, historianin dhe opinionistin e njohur britanik.

Siç njoftoi Zyra për informim e UT-së, në fokus të takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të UT-së me këtë personalitet me renome ndërkombëtare dhe njohësin e specializuar të çështjeve të Ballkanit.

“Zejneli shprehu mirënjohjen e tij për kontributin thelbësor që ka dhenë profesori Pettifer, si në lëmin e botimeve me ndikim ndërkombëtar, ndihmën dhe përvojën në zgjidhjen e konflikteve në rajon, por edhe realizimin e ligjëratave dhe takimeve me studentët e Universitetit të Tetovës, ndërsa profesori Petifer konfirmoi gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me institucionin tonë, i cili sipas tij tashmë ka arritur të rreshtohet përkrah universiteteve prestigjioze”, thuhet në kumtesë.

Në takimin e sotëm u theksua nevoja dhe rëndësia e përkthimit në gjuhën shqipe të veprave të Petiferit, si literaturë tejet e rëndësishme për t’u njohur me fakte historike dhe publikime me tematikë që pasqyrojnë zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit