Të tjera lajme

NBA CUP: MËSOHEN KATËR EKIPET GJYSMËFINALE

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshje e çerekfinales të NBA Kupës në basketbollin amerikan , ku janë mësuar katër skuadrat që do të luftojnë për të fituara këtë trofe prestigjioze

Ndeshje më dramatike në takimet e sotme të çerekfinales u zhvillua në duelin me Hjustonit dhe Golden State që përfundoi me fitoren e vendasve 91-90, Fitorja është domethënëse pasi skuadra mysafire kishte epërsi prej gjashtë pikëve deri në minutën e fundit të takimit , ndërsa lojtari i tyre më mirë Keri dhe dy lojtarë tjerët nuk ishin preciz në momentet kyçe. Fitoren për Hjustonin e siguroi nga gjuajtjet e lira Green.

Në Konferencën e Lindjes kualifikim në gjysmëfinale siguroi Milvokit që mundi Orlandon me rezultatin 114-109 në këtë ndeshje u dallua basketbollisti grek që realizoi 37 pikë. Gjysmëfinalisti i fundit është Oklahoma, që mundi ekipin Dallas me rezultatin 118-104 Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Aleksandër Shai, autor i 39 pikëve. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 14 dhe 15 dhjetor.

NBA-Cup, çerekfinale

Milwaukee – Orlando, 114-109

New York – Atlanta, 100-108

Oklahoma – Dallas, 118-104

Houston – Golden State, 91-90

NBA-Cup, gjysmëfinale

Milwaukee – Atlanta

Oklahoma – Houston

Shaban Sinani / TV Koha

Të fundit