02/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vend të vaksinave, 1.269 pushkë automatike M-4 donacion nga ShBA-të

Në pritje të vaksinave anti-Covid, vendit iu dhuruan 1.269 pushkë automatike M-4 të cilët u donuan nga Ambasada e ShBA-ve. Pushkat ishin të paketuara në tetë paketa të mëdha. Pasi arriti ambasadorja e ShBA-ve Kejt Bërns njëri prej ushtarëve po i sqaronte se për çfarë shërben kjo pushkë.

“Mund të përdoren për shkatërrimin e makinave, bunkerëve, ndërtesave”.

Ambasadorja Bërns tha se ky donacion dëshmon se Shtetet e Bashkuara po punojnë në modernizimin e armatës në Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një shembull tjetër se si ne punojmë së bashku për të qenë të sigurt që forcat tona, kur luftojnë së bashku dhe stërviten së bashku, të jenë interoperativ. Këto pushkë do të rrisin ndërveprimin jo vetëm me Shtetet e Bashkuara por edhe me forcat e tjera të NATO-s. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe me ndikim për aktivitetet e mëtejshme”, vlerësoj Bërns.

Në pyetje si mundet Maqedonia si vende anëtare e NATO-s të ballafaqohet me mungesën e vaksinave kundër kovid 19, ministrja tha se shumë shtete anëtare të NATO-s janë ankuar për mungesë të vaksinave.

“Nuk mendoj se lidhja midis vaksinave dhe NATO-s nuk është е logjikshme. Por sigurisht që është një çështje që ka edhe komponenta të sigurisë. Në takimin e fundit, disa shtete anëtare të NATO-s janë deklaruar se të gjithë ne përballemi me një mungesë serioze të çështjes më të rëndësishme për momentin e ato janë vaksinat”, tha ministrja Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska shtoi se armata do të vaksinohet në fazën e dytë së bashku me policinë.

Të fundit