29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Negociatat ndërmjet SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të vijojnë të premten

Kryetari i Sindikatës për Arsim SHkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se ka përfunduar raundi fillestar i negociatave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ndërmjetësuesit të çështjes, për rritjen e pagave për punëtorët në arsim, dhe se takimi i ardhshëm është planifikuar për ditën e premte.

“Të gjitha çështjet që janë të hapura në bazë të kërkesave tona janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dyja palët. Negociatat vazhdojnë të premten kur presim përgjigje konkrete për propozimet tona”, tha Nedelkov në rrjetet sociale.

Javën e kaluar, greva e punonjësve të arsimit u pezullua.

Afati i ndërmjetësimit është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe në rast se për këto dhjetë ditë nuk ka një zgjidhje të kënaqshme për palët në ndërmjetësim, atëherë afati do të vazhdohet edhe për dhjetë ditë të tjera.

Ndryshe, Nedellkov u shpreh optimist që kërksat e tyre Ministria e Arsimit dhe Shkencës ti aprovoj dhe të mos vjen situata përsëri në atë nivel të aktivizimit të grevës.

Të fundit