18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nesër përfundon aplikimi online për regjistrim në shkollë të mesëm

Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00.

Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim.

Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk më së voni deri në orën 9:00.

Nxënësit më pas do të duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat – më 22 qershor prej orës 12:00 deri në orën 19:00 dhe më 23 qershor prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në pajtim me orarin e përgatitur nga ana e shkollës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se paraqitja për regjistrim është pjesë përbërëse e aplikacionit i cili nevojitet të plotësohet dhe të shtypet pas publikimit në ranglistë.

“Nxënësit të cilët janë në listë, e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në shkollën përkatëse në afatet e konstatuara. Paraqitja e plotësuar elektronike nga ana e nxënësve mund të gjenerohet me shtypje të paraqitjes elektronike përmes sistemit për e-shërbime. E njëjta mund të tërhiqet përmes portalit për e-shërbime të MASH-it, përmes shtypjes së butonit ngjyrë hiri në segmentin Aplikimet e mia në portal – pas hapjes së paraqitjes elektronike të nxënësit”, informoјnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Ranglista përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor më së voni deri në orën 12:00 në tabelën e lajmërime të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Të fundit