13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nexhat Kurt u emërua drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni

TAV Maqedoni, filial i TAV Aeroporteve, e emëroi Nexhati Kurt drejtor të ri të përgjithshëm, nga data 1 e këtij muaji. Metin Batak u largua nga pozita e drejtorit të përgjithshëm dhe do të emërohet anëtar i Këshillit ekzekutiv të kompanisë TAV Tunizi, e cila menaxhon me aeroportet Enfida Hamamet dhe Monastir.

Kurt punon në sektorin e aviacionit 23 vite, ndërkaq që nga hyrja e TAV-it në tregun e vendit tonë, është pjesë e menaxhmentit të lartë të TAV Maqedoni. Në deklaratë me shkrim e falënderon drejtorin e deritnaishëm Batak për kontributin në udhëheqje gjatë viteve të kaluara, duke cekur se bashkarisht i kanë udhëhequr aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit gjatë “stuhisë” më të madhe për aviacionin – krizës me Kovid-19.

“Bashkëpunuam ngushtë dhe përballemi me çdo sfidë, duke i bërë përpjekjet tona më të mëdha për rikuperim të komunikacionit të udhëtarëve, duke e mbajtur motivacionin e të punësuarve në nivel të lartë në mënyrë që ta mirëmbajmë modelin tonë të biznesit. Tani, derisa lëvizim nëpër valën e rritjes së komunikacionit të udhëtarëve, kolegët e mi dhe unë do të bëjmë përpjekje maksimale që të vazhdohet ky trend, posaçërisht tani pas periudhës së ndryshimeve pas pandemisë. Si asnjëherë më parë, jemi të fikusuar të vazhdojmë, përmirësojmë dhe t’i japim prioritet përvojës së udhëtarëve nga dy aeroportet tona derisa shohim drejt së ardhmes dhe i definojmë qëllimet tona të cialt dëshirojmë t’i arrijmë. Edhe më tutje do t’i zhvillojmë aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke i shndërruar në qendra të Ballkanit. Me përvojat tona shumëvjepare personale në menaxhim me aeroportet dhe njohuritë dhe shkathtësitë në nivel ndërkombëtar të kompanisë sonë amë – TAV Aeroportet, do t’i ndjekim trendet botërore të aviacionit, do të zhvillojmë projekte të reja dhe do të vazhdojmë t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Kurt.

Kurt me prejardhje është turk, i lindur në Gjermani. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, e vazhdoi arsimin e lartë të studimeve për turizëm dhe menaxhment hotelierik në Universitetin Tekirdag në Turqi. Diplomoi shkenca politike dhe diplomaci në Universitetin amerikan të Evropës në Shkup. Për momentin, viziton studime MBA për menaxhment të aviacionit në Universitetin Danub në Krems, Austri. Ai është profesionist ti diplomuar për menaxhim me aeroporte dhe është bartës i titullit Profesionist për operacione të aeroporteve – (IAP – Airport Operations Proffesional) miratuar nga ISAO – Organizata ndërkombëtare për aviacion civil dhe nga ACI – Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve. Krahas gjuhës turke, si gjuhë amtare, flet edhe anglisht dhe gjermanisht.

Batak, gjithashtu në deklaratë me shkrim thekson se gjatë mandatit të tij në TAV Maqedoni, së bashku me tërë ekipin menaxhues, arritën sukses të madh me rritje të trefishtë të numrit të udhëtarëve në dy aeroportet e vendit, në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2019.

TAV Maqedoni, operatori i aeroporteve i Aeroportit ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportit Shën Apostoli Pal Ohër, i përfundoi katër muajt e parë të këtij viti me 753 377 udhëtarë në dy aeroportet e vendit, që është rritje për 44 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2022, ndërsa 8 për qind në krahasim em vitin 2019, i cili llogaritet si referent. Në të njejtën kohë, numri i fluturimeve në dy aeroportet është 6.010, me rritje vjetore prej 35 për qind dhe 4 për qind në raport me vitin 2019.

Të fundit