24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nisin protestat për rrëzimin e Abazoviqit, partia e Gjukanoviqit paralajmëron kryeministrin shqiptar

Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez Millo Gjukanoviq do ta nisë sot një nismë për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ndërkohë që dhjetëra qytetarë tashmë janë grumbulluar për të protestuar kundër marrëveshjes së nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe.

Nga partia e Gjukanoviqit kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan ata.

Kontrata themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe u nënshkrua në ora 10:00 në Podgoricë.

Ndërkohë Vijesti raporton se disa dhjetëra qytetarë po protestojnë në Podgoricë.

Aktivisti qytetar Alelsandar Sasha Zekoviq u tha gazetarëve se Abazoviq tregoi sot se udhëheq një politikë jotransparente dhe i trajton qytetarët në mënyrë tinëzare.

“Këtë nuk e bën qeveria që pretendon se është transparente. Abazoviq nuk ndjek opinionin ekspertëve. Kjo është diktatura gjithnjë e më e hapur e Abazoviqit. Këto nuk janë interesa të qytetarëve për të ndërtuar një Mal të Zi më të qëndrueshëm europian”, tha ai.

Të fundit