25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Noti në detin e ftohtë, mbi 65.000 njerëz në tubimin tradicional në Holandë

Më shumë se 65.000 njerëz morën pjesë në notin tradicional të Vitit të Ri në det në Holandë, teksa më shumë se 10.000 njerëz u hodhën në det nga plazhi në lagjen Scheveningen të Hagës.

-Siç raportohet nga portali NL Times, numri prej 65.000 personash përfaqëson një rekord të ri, dhe njerëzit u hodhën në det nga 163 vende në Holandë. Që nga 1 janari i kaluar, rreth 50,000 njerëz morën pjesë në not, duke u hedhur në det nga 143 lokacione në vend.

Temperatura e ujit në plazhin në Scheveningen ishte rreth shtatë gradë celsius dhe frynte një erë e fortë, dhe siç raporton NL Times, dielli u shfaq vetëm kur njerëzit dolën nga uji dhe nisën të thaheshin.

Të fundit