15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk mjaftojnë zjarret! Turqia goditet nga një “stuhi” tërmetesh gjatë natës

Ndërkohë që Turqia po kalon orë të vështira për shkak të zjarreve, një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças.

Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.

Ndërsa “EMSC” ka shënuar lëvizje të tjera në një zonë tjetër. Rreth orës 1 të mëngjesit, në Dodecanese është shënuar një tjetër lëkundje, por këtë herë me përmasat 3.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë që dhe në Greqi, situata nuk është më e mirë. Pranë zonës së njohur si Peristeri, është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.

Të fundit