05/03/2024
8.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Për origjinën e virusit – të gjitha provat çojnë nga lakuriqët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se të gjitha provat tregojnë se koronavirusin e ri e kanë bartur lakuriqët tek njerëzit në Kinë nga fundi i vitit të kaluar dhe nuk e ka origjinën nga ndonjë laborator.

“Të gjitha provat e disponueshme tregojnë se virusi ka origjinë nga kafshët dhe nuk është prodhuar ose manipuluar nga shkencëtarët,” tha zëdhënësja e OBSH-së, Fedella Çaib në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp javën e kaluar tha se qeveria po përpiqet të përcaktojë nëse virusi e ka origjinën nga ndonjë laborator në Vuhan, Kinë.

Akoma nuk është e qartë se si virusi është bartur nga kafshët tek njeriut. ls/shk/

Të fundit