Dëshmuam para gjithë botës se posedojmë kapacitet politik dhe praktik, profesionalizëm dhe përkushtim, gjë që kulmoi me organizimin e Këshillit të 30-të të Ministror. Me vendimet që morëm, e realizuam planin që e përshkruam në fillim të Kryesimit – dhamë kontribut të madh në sigurimin e funksionalitetit të OSBE-së. Kryesimi jonë ka qenë i fokusuar te njerëzit dhe kemi punuar me përkushtim në idenë se OSBE-ja mund të avancojë dhe të ruajë gjithçka që njerëzit e vlerësojnë më së shumti – të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e tyre”, tha shefi i diplomacisë Bujar Osmani në shënimin e përfundimit të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, bëri të ditur MPJ-ja.
Ai shtoi se vendi kurrë nuk do të devijojnë nga mbrojtja e vlerës së tyre, në të njëjtën kohë duke forcuar parime të tilla ku ato kundërshtoheshin dhe viheshin në dyshim. Sipas Osmanit, ruajtja e parimeve dhe angazhimeve nënkuptonte ruajtjen e Organizatës sonë, e cila këtë vit u përball me një krizë të paparë, ekzistenciale.
“Me krenari mund të theksoj sërish se Takimi Ministror në Shkup solli energji të re në parimet tona, përkatësisht në parimin tonë udhëzues, i cili na shtyn fuqishëm përpara përkundër përpjekjeve të aktorëve të caktuar për ta minuar atë. Suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur e ndajmë me ministritë dhe institucionet e shumta që u përfshinë dhe morën pjesë në arritjen e rezultateve të Kryesimit tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për organizimin e Takimit Ministror”, theksoi ministri Osmani.
Ai shprehu mirënjohje edhe për institucionet me të cilat MPJ-ja ka bashkëpunuar dhe që kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme për Këshillin e suksesshëm Ministror në Shkup, siç janë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes dhe pjesëtarët e forcave ushtarake të Maqedonia e Veriut, Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në ngjarje foli edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se Samiti ishte platformë për forcimin e besueshmërisë së lartë ndërkombëtare të vendit tonë.