Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht.
“Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtarë, është obligim njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Edhe ne tash do bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur”.







