22/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Qytetarët që gjenden jashtë vendit pas datës 12 shkurt, në vend mund të kthehen me dokument udhëtimi nga Konsullatat

Qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument udhëtimi që lëshohet në zyrat diplomatike-konsullore (ZDK), njoftoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

Osmani ka thënë se nuk ka vend për panik te qytetarët sepse ZDK do të punojnë në dy turne të shtunën dhe të dielën, duke shtuar se fluksi më i madh i kërkesave për dokumente udhëtimi është në Gjermani.

Janë edhe dy stacione të reja mobile për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Ngarkesa më e madhe është në Bon, ku janë lëshuar mbi 6000 dokumente udhëtimi. Pastaj në Bern, Berlin, Mynih, Venecia, Romë dhe Lubjanë, tha Osmani.

Osmani tha se në vendet ku nuk kemi ZDK, pra në Afrikë ku ka vetëm një në Kajro, janë duke punuar në një e-konsullatë dhe dokumentet e udhëtimit do të dërgohen me postë.

Më 12 shkurt skadon periudha tranzitore e Marrëveshjes së Prespës. Osmani thotë se ekziston vullnet i qartë politik si nga Maqedonia e Veriut ashtu edhe nga Greqia për të vazhduar me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt të vitit 2024. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën për përdorim ndërkombëtar të dokumenteve dhe për përdorim të brendshëm të tyre, por, që mund të përdoren edhe jashtë vendit siç janë: letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi. Marrëveshja thekson dokumentet duhet të rinovohen në përputhje me emrin e ri dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Në mars të vitit të kaluar, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë.

Të fundit