20/05/2024
14.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1741

Biblioteka e qytetit të Tetovës “Koço Racin” në kuadër të projektit “Njoftoje bibliotekën” ndau libra falas

Biblioteka e qytetit të Tetovës “Koço Racin” sot në kuadër të projektit “Njoftoje bibliotekën” u ndau libra falas të interesuarve të cilët kanë kaluar pranë objektit. Pjesë e aksionit është regjistrimi falas i anëtarëve të rinj në bibliotekë.

“Çdo vit bëjmë aktivitete promovuese rreth leximit, dhe dëshirojmë të jetë traditë pasi ka nevojë për promovimin e leximit dhe librave. Vendosëm të jetë jashtë në kontakt të drejtpërdrejtë me kalimtarët. Kështu fëmijët kësisoj mund të njoftohen me bibliotekën ndërsa të rriturve do t’u tregojmë se kemi shuma libra dhe kanë çfarë të lexojnë”, deklaroi Njomza Ismaili Imeri nga biblioteka.

Mesazhi kryesor për të gjitha librat ishte “Më merr, më lexo”. U ndanë edhe materiale të tjera promovues si defterë, stilolapsa, lapsa, markerë dhe ngjashëm.

“Me këtë dëshirojmë sa më shumë njerëz t’i stimulojmë të lexojnë libra. Numri i anëtarëve tanë gjithmonë është në rritje, asnjëherë nuk bie, por vlerësojmë se duhet pasur akoma më shumë njerëz të vijnë dhe të anëtarësohen që të lexojnë libra. Tetova si qytet me dy universitete ka potencial për shumë lexues të rinj”, tha Njomza Ismaili Imeri.

Një pjesë e librave të dedikuara si dhuratë janë vendosur në drunj përballë bibliotekës me qëllim që qytetarët në çdo kohë t’i marrin. .

Rritet presioni ndaj Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Në prag të samitit të shefave të shteteve apo të qeverive të BE-së, që zhvillohet sot e nesër në Bruksel, është rritur presioni që liderët të marrin vendim pozitiv për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Një tentim për t’u pajtuar për këtë dështoi të martën në Luksemburg, kur shtetet anëtare diskutuan në nivel të ministrave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zakonisht janë ministrat në Këshill ata që miratojnë vendimet e tilla e pastaj ai vendim vetëm konfirmohet nga shefat e shteteve në samit. Por kësaj radhe, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, beson se mund të ndodhë që në nivelin më të lartë të BE-së, pra në Këshillin Evropian, të arrihet ajo që nuk u realizua në takimin e ministrave.

Prandaj, ai edhe ka vendosur që në këtë samit të jetë në rend dite edhe zgjerimi i BE-së, më saktësisht nisja e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja këto shtete, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

Nxënësit vijojnë të mësojnë në librat plot me gabime (FOTO)

Edhe gati dy muaj nga fillimi i vitit shkollorë, një numër i madh i filloristëve por edhe i atyre të shkollave të mesme vazhdojnë të përballem me mungesën e librave. Shumica e prindërve, në mungesë të teksteve shkollore, kanë vendosur që të bëjnë fotokopje duke shpenzuar shuma të majme parash. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi thotë se po presin dritën jeshile nga Byroja për Furnizime Publike që më pas të distribuohen tekstet shkollore.

“Ende jemi në proces për finalizimin e procesit për tekstet shkollore për të cilat e ka eksluzivitetin Ministra e Arsimit dhe Shkencës dhe për të cilën byroja për furnizime publike do të duhet ta përfundojë atë procedurën ligjore të kontrollit që ndodhë, e kanë për obligim që të bëjnë një procedurë të tillë të kontrollit kur kemi furnizime publike me një vlerë më të lartë”, deklaroi Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Veç mungesës së librave, nxënësit po përballen edhe me gabimet gjuhësore dhe përmbajtjesore në librat shkollor, të pranishme me vite të tëra. Sikur vitet e kaluara, edhe këtë vit nga ministria premtojnë përmirësimin e gabimeve, përfshirë edhe ato që dalin nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Mirë po ju e dini se ne jemi në një proces të finalizimit nga asaj që rrjedh edhe nga Marrëveshja e Prespës por edhe nga Marrëveshja me Bullgarinë, dhe kur të kemi një produkt final në Komisionin ndërshtetërorë, atëherë edhe në aspektin internacional brenda për brenda vendit tekstet shkollore do të rishikohen së bashku me programet dhe atëherë me kohë do të ju njoftojmë se kur dhe me cilën lëndë mësimore do të ketë ndonjë korrigjim eventual”, shtoi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Tekstet shkollore me gabime të shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore janë ato të historisë, gjeografisë, shoqërisë, por edhe disa prej lëndëve të shkencave natyrore. Në librin e shoqërisë të klasës së pestë ende poshtë flamurit të Kosovës qëndron emri i Greqisë. (alsat-m)

Shënimi i Ditës ndërkombëtare për çrrënjosje të varfërisë

Platforma e Maqedojisë kundër varfërisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare për çrrënjosje të varfërisë, 17 tetorin .

Këtë vit, siç informojnë nga Platforma e Maqedonsë kundër varfërisë, aktivitetet janë nën slloganin “Të varfërit janë njerëz, jo statistikë!” dhe “Më shumë se numër” që duhet të sugjerojë për vëllimin dhe komplicitetin e grupit të të varfërve.

“Menjëherë më pas vazhdojmë me konferencë të personave të varfër dhe të përjashtuar social, në të cilën përmes organizimit të grupeve të punës të përbëra nga persona me përvojë në varfëri do të grumbullohen përvojat prej fillimit të reformës sociale dhe dhënies së rekomandimeve për atë se çka të kihet parasysh, të ndryshohet apo të avancohet, në dhe pas vitit 2020”, ceket në kumtesë.

Promovimi i publikimit për ballafaqim me fenomenet e populizmit

Instituti për Shkenca Shoqërore dhe Humaniste (ISHSHH) sot do ta promovojë publikimin “Polarizimi si mjet për qeverisjen populiste, si të tejkalohet: Analizë e bazuar në rastin e Maqedonisë në angazhimet socio-politike për tejkalimin e gjendjes së “shtetit të robëruar” si trajtë kryesore e menaxhimit”.

Promovues i publikimit do të jetë Gordan Georgiev, drejtues i projektit, ndërsa komente në diskutim do të japë Ana Petrushevska, drejtori i Rrjetit ballkanik i investiguesve dhe reporterëve (BIRN) Maqedoni.

Ky publikim paraqet dokument përfundimtar të projektit fokus kryesor i së cilit është në sferat e pajtimit, së drejtës së tranzicionit dhe depolarizimit të diskursit publik të cilin Instituti e realizoi gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me fondacionin National Endowment for Democracy (NED), thuhet në kumtesën e ISHSHH.

KBO me solemnitet ushtarak do ta shënojë ditën e njësitit

Në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, sot Komanda e Bashkuar Operative (KBO), me solemnitet ushtarak do ta shënojë ditën e njësitit.

Është paralajmëruar prania e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, Gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës, ish-komandantë të kësaj komande, përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, ish-komandantë të KBO-së, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, atashe ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mysafirë të tjerë.

Me rastin e Ditës së njësitit para të pranishmëve fjalim do të mbajë komandanti i KBO, gjeneral majori Pavle Arsoski.

Për ditën e KBO-së është përcaktuar 17 tetori, si përkujtim i shënimit të ngjarjeve të rëndësishme historike ndaj të cilave bazohen traditat në Armatë. .

Zaev nga Brukseli: Nëse nuk hapni negociatat, do të ketë efekte negative në rajon

Zaevi në fjalimin e parë para udhëheqësve të BE-së në Bruksel, një ditë para vendimit për hapje e negociatave ose jo mes vendit tonë dhe BE-së, u bëri një apel atyre në anglisht: “mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj”.

Zaev e filloji fjalimin në maqedonisht duke thënë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut për herë të dytë brenda vitit janë duke pritur dritën jeshile nga BE-ja për hapjen e negociatave, prandaj ajo duhet të ndodh tani.

“Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave që duhet të përmbushe vendi jonë, por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin negociatat me ne. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni”, tha Zaev.

Ai tha nëse negociatat nuk hapen tani, do të ketë efekte negative jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon si bisedimet me Kosovës dhe Beogradit.

“Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë, sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk i hapni negociatat tani do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon si në bisedimet me Kosovës dhe Serbisë, por edhe vet Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, apeloi Zaev.

Ai e përfundoj fjalimin e tij duke thënë se rruga jonë e vetme është ajo e reformave dhe në vijim do vazhdojmë t’i nxisim ato. Ne Do të vazhdojmë edhe më fort me reformat, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Milloshovski: Zaev me muaj të tërë ka tentuar, por nuk arriti të takoj Makronin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së njëherë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovski pretendon se kryeministri Zoran Zaev muajt e fundit është përpjekur pa sukses të arrijë deri tek një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Zaev ka një këshilltar që prezantohet rrejshëm veten si “njeri me lidhje në zyrën e Makronit “. Më herët Zaev kishte një këshilltare tjetër, Ivana Jordanovska, e cila sot po shpërndan mesazhe vulgare për presidentit francez. Prandaj, le të pyesim veten pse kryeministri Zaev muajve të fundit nuk është nderuar të paktën me një ftesë për të vizituar Francën qoftë edhe në një takim të shkurtër me Makronin. Të paktën, Ministria e Jashtme sot duhet të përmbahet nga fyerje të tilla dhe nga gjuha e urrejtjejes dhe të dërgojë një notë falje në Paris ”, ka shkruar Milloshovski në Facebook.

Përndryshe, Makron dje tha se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të presin pak më shumë për negociata me BE./Alsat

Затоа нека ве се чуди зошто премиерот Заев и покрај сите ургенции во последните неколку месеци не беше удостоен барем со покана за работна посета на Франција и кратка средба со Макрон.
Во најмала рака министерството за надворешни работи би требало уште денес да се огради од ваквите навреди и говор на омраза и да упати нота на извинување до Париз!

 

 

Starton Regjistri qendror i popullsisë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski do ta prezentojë Regjistrin qendror të popullsisë që sot do të lëshohet në përdorim.

Regjistri qendror i popullsisë e paraqet bazën mujore në të cilën do të ruhen të dhëna reale lidhur me popullsinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dhënat në bazë do të merren prej më shumë institucioneve – MPB, Ministria e Drejtësisë – Drejtoria për Udhëheqjen e Librave amëz dhe Regjistri qendror.

Me Regjistrin qendror të popullsisë përcaktohet mënyrë e unifikuar dhe e vetme e vendosjes së bazave të të dhënave në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Regjistri për popullatën siguron qasje në shërbimet publike nga organet kompetente dhe personat e tjerë.