10/05/2024
11.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1742

Remenski nuk ndjen faj për rastin “Reket”

Deputetja Frosina Remenski pasi u rrëfye në Gjykatën Penale para gjykatësit të procedurës paraprake për rastin “Reket” në deklaratë për mediet tha se nuk ndjehet fajtore dhe se pret që Prokuroria ta dëshmojë atë për të cilën fajësohet. Derisa nuk dëshmohet faji me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, thotë, ajo është a pafajshme.

“Dëshiroj të bëj dallim mes rastit ‘Reket’ të udhëhequr kundër tre të dyshuarve dhe për rastin për të cilin Prokuroria paralajmëron hetim në lidhje me veprimtarinë e Lidhjes Ndërkombëtare”, tha Remenski duke dalë nga Gjykata.

Ajo shtoi se janë kërkuar masa për të dhe se presin vendim.

Në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev se nëse një person dyshohet, akuzohet ose ngjashëm, do të largohet nga partia, Remenski theksoi se do ta respektojë secilin vendim.

Aspak nuk i jam hidhëruar liderit Zaev, tha ajo, dhe shtoi se deklarata e saj ishte transmetuar gabimisht.

Paraprakisht, Remenski në Gjykatën Penale u rrëfye para gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me rastin “Reket”.

Në Gjykatë sot duhet të paraqiten edhe disa të dyshuar në procedurën e zgjeruar për këtë rast.

Rasti “Reket” mori kahje tjetër pasi hetimi u zgjerua për edhe katër persona, ndërsa mbrëmë edhe për nënkryetaren e Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq, pas arrestimit në Gjykatën Penale i ishte përcaktuar masa e arrestit shtëpiak. Mandiq dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash në hetimin e zgjeruar për këtë rast.

Prokurorja Villma Ruskoska, e cila është kompetente për këtë rast, mbrëmë deklaroi se të tre të dyshuarit në hetimin e zgjeruar është përcaktuar urdhër për kontroll.

Pritet që sot të dorëzohet edhe akuza për pjesën e parë të hetimit. Ruskoska, mbrëmë deklaroi se ka “dëshmi të rëndësishme” për akuzën. Ajo theksoi edhe se një nga të dyshuarit ka kërkuar marrëveshje për pjesën e parë të hetimit.

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dje solli urdhër për zbatimin e procedurës kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se i dyshuari i parë ka bërë vepër penale të vazhdueshme “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese”.

Një prej personave të dyshuar si funksionar, së bashku me të dyshuarin e parë, nënvizohet në kumtesë, ka marrë pjesë në takimet e organizuara nga i dyshuari i parë, me ç’rast e ka shfrytëzuar reputacionin dhe autoritetin e vet dhe i dëmtuari ka fituar bindjen se pas projekteve të ofruara qëndron pushteti ekzekutiv.

Në rastin “Reket” i dyshuari i parë është Bojan Jovanovski – Boki13 për marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor dhe larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese. I dyshuari i dytë, për tregti me ndikim, është Zoran Milevski – Kiçeec, ndërsa ish prokurorja speciale Katica Janeva është e dyshuara e tretë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në INP Burgun Shkup, ndërsa Milevski është në arrest shtëpiak.

Jovanovski duhej të japë deklaratë në polici, por gjendja i’u përkeqësua dhe me ndihmën e shpejtë ishte dërguar në spital, ndërsa pastaj është kthyer në paraburgim.

Deklaratë në Prokurori nuk do të japë as Katica Janeva. Avokatja e saj Irena Fërçkovska për MEDIAL-n konfirmoi se ajo në këtë fazë nuk do të japë deklaratë, por do ta mbajë drejtësinë në lidhje me propozimin e dëshmitarëve dhe dëshmive më tutje në procedurë. fc/

Lexohen transkriptet e bisedave dhe SMS-porosive në seancën gjyqësore për rastin “Monstra”

Me leximin e transkripteve të bisedave dhe SMS-porosive të cilat përfshijnë biseda nga 18 prilli i vitit 2012 filloi seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e djemve dhe peshkatarit në Liqenin e Smilkovës. Bisedat zhvillohen midis personave të panjohur me personin e caktuar B.

Para fillimit të gjykimit, përfaqësuesi i të dëmtuarve informoi se dje ata patëm një takim me ministren e Drejtësisë Renata Deskovska, por asgjë nuk doli nga mbledhja.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda është kthyer sërish në gjykim. ls/

Janeva do të kryejë ekzaminim kardiologjik në klinikën “Zhan Mitrev”

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, sot nga burgu hetues do të dërgohet në klinikën “Zhan Mitrev” ku ajo do t’i nënshtrohet një ekzaminimi kardiologjik internist, konfirmoi për MEDIAL-n avokatja e saj, Irena Frçkovska.

Gjendja shëndetësore e Janevës, sipas avokatëve të saj, është e keqe dhe ajo ankohet për presion të lartë dhe ankth të përgjithshëm.

Janeva më parë ka marrë trajtimin e duhur në klinikën e burgut, dhe kjo është ekzaminimi i parë i saj jashtë burgut.

Paraprakisht, mbrojtja e Janevës ka kërkuar që paraburgimi i saj të zëvendësohej me arrest shtëpiak, por gjykata e refuzoi kërkesën e tyre. ls/

Ministrja Deskoska në konferencë në Tiranë – It’s all about Justice

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deksoska sot në Tiranë merr pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të titulluar “It’s all about Justice”, që organizohet nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në forum, siç informoi Ministria e Drejtësisë, do të diskutohet rreth plotësimit të standardeve evropiane dhe reformave në sferën e drejtësisë, zhvillimin e qeverisjes të së drejtës dhe përforcimin e angazhimeve rajonale që të arrihen reforma efikase, që gjegjësisht është esenca në rrugën e rajonit drejt BE-së.

Në konferencë, ministrja Deskoska do ta prezentojë pasqyrën e përgjithshme të reformave të zbatuara dhe rezultatet e arritura në sistemin gjyqësor dhe përvojën e bashkëpunimit me Komisionin e Venecies dhe faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë.

Në konferencë marrin pjesë ministrat e Drejtësisë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të organizatave qytetare dhe ekspertë të cilët punojnë në sferën e qeverisjes të së drejtës. Krahas ministrave të Drejtësisë, në konferencë merr pjesë edhe kryetari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama. .

“Monstra”: Fetai pyet nëse është kërkuar ekstradim për të akuzuarit Demiri dhe Ismailloviq

Me leximin e transkripteve nga bisedat dhe SMS porositë në të cilat janë përfshirë bisedat mes personave të panjohur me personat Armend dhe Fada, në të cilat ata pyesin nëse dinë diçka për vrasjen në afërsi të qarkores afër Hasanbegut, sot filloi seanca për vrasjen e djemve dhe peshkatarit në Liqenin e Smillkovës.

Në transkriptet që i lexoi gjykatësi Osman Shabani u dëgjua se shumica e personave që u morën në pyetje, nuk kishin dëgjuar për vrasjen.

Para fillimit të gjykimit prokurorja Fatime Fetai kërkoi përgjigje nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska nëse fare është kërkuar ekstradim për të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim ismailloviq, sepse, siç tha, tërë vitin gjykata merr një njoftim të njejtë se procedura është në rrjedhë.

Avokati i mbrojtjes, Naser Raufi tha se kërkesa tashmë është marrë për ekstradim dhe se nuk ka nevojë të kërkohet sërish.

Avokatja e të dëmtuarve ndërkaq informoi se disa herë kanë parashtruar kërkesë për t’u njoftuar për ekstradimin, si dhe për caktim të mbledhjes së Qeverisë me pikë në rend të ditës për ekstradimin e dy të dyshuarve, por se deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete, pa u cekur se çka është ndërmarrë.

Prindërit e viktimave kërkuan takim me ministren e Drejtësisë dhe ai takim të realizohet deri në mbajtjen e seancës së ardhshme.

Procesin gjyqësor, të njohur si “Monstra”, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda u kthye në rigjykim. .

Afaristët: “Mini schengen”-i ballkanik të përfshijë të gjitha vendet

Qeveria e Maqonisë së Veriut dhe sektori i biznesit ka mbështetur idenë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për heqjen e barrierave tregtare mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Por, njohësit e çështjeve politike druajnë se pas kësaj ideje, mund të fshihen ide, të cilat nuk janë në frymën e integrimeve evropiane përkatësisht kjo ide në asnjë mënyrë nuk duhet të paraqesë zëvendësim për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës në Nju Jork, ka folur rreth nismës për “mini-schengenin” e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes mënjanimit të barrierave fiskale, fizike dhe teknike.

Vuçiq ka theksuar se nuk do të jetë lehtë realizmi i zonës “mini-schengen”, porse ka thënë se inkurajues për të është fakti se ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në realizmin e iniciativave rajonale që kanë të bëjeni me rrjetëzimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se në këtë mënyrë do të përshpejtohet dhe procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

“Iniciativa në fjalë do të ndikojë në lëvizjen e pandërprerë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zvogëlimin e shpenzimeve për kompanitë dhe qyqarët, rritje e eksportit, si dhe zhvillimin e turizmit”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azevski, ka vlerësuar se iniciativa për krijimin e një zone ekonomike “mini schengen”, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e biznesit.

Por, për drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Dilon Iseni, kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova, edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë dhe Bashkimit Evropian dhe gjithsesi ne, si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një menatlitei të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evroiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.

Ndërkaq, Petar Goshev, njohës i rrethanave politike dhe atyre ekonomike ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo relativizëm i kufijve, kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Goshev shton se “mini-schengen” zona mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj.

“Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev./REL

Qeveria e konfirmoi ribalancin plotësues të Buxhetit për vitin 2019

Qeveria në seancën e djeshme të rregullt të 157-të e konfirmoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2019, prejse teksti i propozimit për ribalanc të buxhetit e kaloi procedurën e debatit të komisionit në Kuvendin në komisionet për financim dhe buxhet dhe Komisionin juridik-ligjdhënës.

Propozimi i ri plotësues, i cili do të lëshohet për miratim në seancën plenare të Kuvendit, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, kryesisht përfshin rialokim midis tashmë zërave të konfirmuar në suaza të projeksioneve fillestare.

“Me ndryshimet e plotësuara në seancën e Qeverisë të RMV-së, sigurohen mjete për funksionim të pandërprerë të Agjencisë së re të formuar për siguri kombëtare në vlerë prej 99 milion denarë, sigurimi i mjeteve plotësuese në vlerë prej 560 milion denarë (ndërsa në gjysmën e parë të vitit me rialokime janë siguruar edhe 355 milion denarë) si mbështetje direkte në bujqësi dhe ballafaqim me sëmundjen murtaja te derrët, mjete për sistem kolektor për mbrojtje të Liqenit të Ohrit, si mbështetje të përpjekjeve të pushtetit lokal dhe qendror për plotësimin e rekomandimeve të UNESKO-s”, kumtoi Qeveria.

“Ndryshimet e buxhetit për vitin 2019, mes tjerash, siç shtohet në kumtesë sigurojnë mjete plotësuese në vlerë prej 244 milion denarë për sistemin gjyqësor, përkatësisht gjyqësinë dhe prokurorinë, me qëllim të përforcimit të gjendjes financiare dhe zgjidhjes së çështjes së lidhur me pagesën e kompensimeve të të punësuarve në këtë resor. Janë parashikuar edhe mjete për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar ndaj personave fizik në vlerë prej 300 milion denarë me ç’ka do të sigurohen të ardhura plotësuese në çdo familje, do ta përforcojë fuqinë blerëse dhe pozitivisht do të ndikojë ndaj rritjes së konsumit dhe pagesës së TVSH-së, dhe do të ndikojë në zvogëlimin e evazionit tatimor dhe ekonomisë gri.

“Me ribalancin e buxhetit sigurohet masa e subvencionimit të kontributeve nga sigurimi social i obligueshëm për shkak të rritjes së pagës në vlerë prej 400 milion denarë, e cila ka për qëllim të simulojë rritje të pagave të të punësuarve në sektorin privat përmes mbështetjes financiare për punëdhënësit të cilët do të kryejnë rritje të pagave të të punësuarve deri 100 euro. Gjithashtu jan prashikuar mjete plotësuese për furnizim të ilaçeve për sëmundje të ralla dhe insulinë në vlerë prej 660 milion denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësor me qëllim të realizimit të pandërprerë të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore dhe pushimeve mjekësore. Është parashikuar transfer më i madh i buxhetit të Fondit për sigurim pensional dhe shëndetësor prej 815 milion denarë ndaj shoqatave pensionale nga shtylla e dytë pensionale, sipas pagesave mujore për numrin e të siguruarve, që në tërësi e konfirmon edhe trendin për rritje të punësimit”; saktësohet në kumtesën e Qeverisë.

Në seancën e djeshme Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të hyjë në kontakt me institucionet qeveritare kompetente të Republikës së Shqipërisë që të këmbehen informata për atë se ç’farë ndihme është më dekuate të dërgohet për t’u sanuar pasojat e tërmetit të mëparshëm në këtë vendin tonë fqinj. .

Simovski me apel që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski shpreson se partitë politike dhe deputetët do të gjejnë mirëkuptim dhe kohë që të përkushtohen që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë, për shkak se, ky operacion, siç thotë ai, është tepër i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.

“Është operacion i rëndësishëm për shtetin dhe të gjithë qytetarët, kështu që shpresoj se deputetët do të gjejnë mirëkuptim dhe kohë që të përkushtohet në këtë çështje dhe ligji të miratohet sa më shpejt”, tha Simovski.
Sipas tij, regjistrimi i popullsisë nuk duhet të anulohet për shkak se është i nevojshëm.

“A do të jetë në prill apo diçka më vonë nuk e di, por duhet ta zbatojmë. Shpresoj se do të ketë regjistrim të popullsisë për shkak se është në interesin e shtetit dhe qytetarëve”, shtoi Simovski./Telegrafi/

Gjoni: LSDM dhe VMRO-ja mbajnë nën kontroll shqiptarët në Maqedoni

Nga Roland Gjoni/ Në Maqedoni është normale dhe e pritshme që si VMRO dhe LSDM të përpiqen të mbajnë nën kontroll shqiptarët. Rastet kur popullsia shumicë përdor institucionet shtetërore për të mbajtur nën kontroll, dhe të nënshtruar ose asimiliuar popullsinë joshumicë janë të shumta në shtetet e dala nga konfliktet ndëretnike. Madje edhe në raste kur përmirësimi i statusit të një populli jo-shumicë është parashikuar me marrëveshje paqeje si ajo e Ohrit, shumica mundohet që nëpërmjet politikave përçarëse të dobësojnë organizimin politik të popullit sfidues. Prandaj, sfida e organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni është si të artikulojnë drejt brengat e shqiptarëve duke ndërtuar mbi arritjet dhe duke u ankuar për dështimet e veta”.
Studiuesi i konflikteve etnike Dr.Roland Gjoni këto komente i ka dhënë në intervistën për ISSDMaqedonia. www.cssd-ngo.org (INA)

Njihuni me “bombën” e parë të Buzakut kundër Rexhepit

Skender Buzaku i cili pretendon se është në krye të BFI-së, sot dorëzoi dëshmitë para Prokurorisë dhe që, sipas tij tregojnë se kreu aktual i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka kryer krim duke keqpërdorur Bashkësinë Fetare.

Buzaku potencoi se dokumentet shfaqin keqpërdorimin e mjeteve që i kanë dhuruar njerëzit. Ai thotë se Rexhepi ka bërë larje parash përmes një firme private dhe kështu ka marrë kundërligjshëm 700.000 euro nga BFI.

“Ai ka kryer vepër penale të larjes së parave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Personi i dyshuar ka përvetësuar 700.000 euro këtë vit. Ka llogari fiskale nga vitit 2019, bartja e mjeteve dhe dëshmi. Dëmi është 700.000 euro”, tha Buzakut.

Ai sqaroi se janë marrë rreth 700 euro nga haxhilerët, sepse pagesën nuk e kanë bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Ministrinë për Haxh por e kane bërë përmes një agjencie e cila ndodhet me lokacion në Arabinë Saudite./Telegrafi/