01/05/2024
13.6 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1782

Dibra, Qendra Zhupë dhe Reka dje 17 orë pa rrymë

0

I tërë rajoni konsumues dibran dhe ishte pa energji elektrike për rreth 17 orë, prej orës 7:00 deri në orën 23:40.

Paraprakisht u paralajmërua se për shkak të ndërhyrjeve teknike në Hidroelektranën “Shpilje” afër Dibrës, pa energji elektrike, rajoni më i gjerë dibranë do të mbetet prej orës 6:00 deri në orën 19:00.

“Gjatë servisimit të rregullt të lidhjes rregulluese të transformatorit rregullues 110/35 kilovoltësh u paraqit problem për çka u nevojit angazhim plotësues. Për atë shkak rajoni mbeti pa energji elektrike, më gjatë nga që ishte planifikuar”, deklaruan për MIA-n nga ELEM-i.

Rajoni konsumues dibran i përfshin komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe rajonin e Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, e cila përfshin mbi katër mijë konsumatorë, persona juridikë dhe fizikë.

Pakënaqësi nga ndërprerja e gjatë e rrymës shfaqën edhe bizneset, të cilët ankohen se u është shkaktuar dëm material.

“Target – Fortesa”: Dëshmitari Kostovski pyetet nga i akuzuari Jakimovski

0

Me pyetje të kryqëzuara të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Toni Jakimovski në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Target – Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Paraprakisht i akuzuari Jakimovski i cili vuan dënim me burg në Kumanovë tha se nuk është mirë me shëndet, gjegjësisht ka pasur tension të lartë. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Xheneta Bektoviq e pyeti nëse mund të vazhdojë, ai tha do të mundohet të koncentrohet dhe i parashtroi pyetje Kostovskit për atë kush i ka përdorë fjalëkalimet në sistemin “najs” dhe kush ka mundur të krijojë fjalëkalime të reja apo t’i përdorë “privilegjet”. Dëshmitari tha se “top administrator” është një dhe nuk mund të ketë tjetër. Ai e ka përdorë “top administratorin” dhe Nebojsha Sajkoviqin, i cili i ka pasur të gjitha privilegjet në sistem.

Në lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilën fare nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen urdhrat dhe pasa përfundimit të kohëzgjatjes të validitetit të urdhrave gjyqësorë të 1.541 apo gjithsej 5,827 numrat telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Kandidatët presidencial vazhdojnë fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

0

Kandidatët presidencial e kanë vazhduar fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

Sot, me fillim në ora 19:00, në komunën e Haraçinës, do të mbahet takimi i rradhës me qytetarët dhe kandidatin për president, Prof. Blerim Reka.

Gjatë takimit, përpos kandidatit për President, Prof. Blerim Reka, fjalë rasti do të mbajnë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe kryetari nga Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela.

LSDM do të mbajë Konvetentë në Shkup ku do të prezantohet kandidati i përbashkët Stevo Pendarovski, ndërsa kandidati presidencial i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska- Davkova sot do të paraqitet para qytetarëve të Negotinës dhe Kavadarit.

Fushata zyrtarisht ka filluar pardje, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje zgjedhore para ditës së votimit.

Tre kandidatët për president shteti kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte me vizitën e pothuajse gjitha vendeve të populluara. Ata pardje e kanë filluar fushatën- Pendarovski nga Prilepi, Siljanovska nga Ohri dhe Reka nga Shkupi.

Bilall Kasami priti profesoreshën Lutfiu- Kadriu

0

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i uroj mirëseardhje, profesoreshës nga Kërçova, (njëherësh edhe prof.dr e shkencave Pedagogjike), Lulzime Lutfiu- Kadriu.

“Profesoresha e nderuar vjen nga një fushë profesionale dhe akademike, e cila me kontributin e saj që do të jep në Lëvizjen BESA, do të jetë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Figurat e larta intelektuale dhe akademike, vetëm më shumë po e forcojnë Lëvizjen”, thonë nga Lëvizja Besa.

Dr. Lulzime Lutfiu – Kadriu u lind më 24.06.1975 në f.Zhubrinë të Kërçovës. Shkollimin fillor e kryen me sukses të shkëlqyeshëm në sh.f.,”Sande Shterjoski”– Kërçovë, kurse të mesmen, gjimnazin Mirko Mileski”, drejtimi matematiko-natyror, e kryen po kështu me sukses të shkëlqyeshëm në Kërçovë. Në vitin akademik 1997/ 98 ajo u diplomua në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filozofik – Instituti i Pedagogjisë, në Shkup, duke mbrojtur temën ,,Metodat dhe teknikat e punës këshilluese me prindërit” me notën 10 dhe duke fituar kualifikimin – pedagoge e diplomuar. Profesoresha Kadriu, është ligjëruese në USHT- Fakulteti Filozofik.

Partia e Erdoganit nuk e pranon rezultatin në Stamboll

0

Ky i fundit pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak të pretendimeve për parregullsi, përcjell Top Channel.
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka vendosur ta sfidojë rezultatin tejet të ngushtë të zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll.Lajmin e përcjell “Reuters”, duke cituar gazetën turke “Hurriyet”.

AKP-ja është duke e humbur kontrollin e dy qyteteve më të mëdha të Turqisë, e kjo surprizë e votimeve të përpara dy ditëve mund t’i komplikojë planet e Erdoganit për të luftuar recesionin.

Kandidati i opozitës në Stamboll, Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP), kryeson me rreth 25.000 vota ndaj rivalit të tij të AKP-së, ish-kryeministrit Binali Yildirim.

Ky i fundit pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak të pretendimeve për parregullsi, përcjell Top Channel.

“Do ta uroj Imamoglunë nëse fiton, – tha Yildirim, – por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”.

Ekspertët mendojnë se humbja e Stambollit është ajo që i dhemb më shumë Erdoganit, sepse është qyteti ku u rrit dhe, një fitore atje do të ishte për të si të kishte marrë të gjithë Turqinë.

LAMM: Shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Milladinoc – Shtip

0

Në vendin e realizimit të punëve do të vendoset sinjalizim i posaçëm për qarkullim
Autostrada Milladinoc – Shtip, seksioni Milldinoc-Kadrifakovë – Shtip dhe Kafrikovë Milladinoc, nuk është lëshuar për qarkullim, po kryhen kontrolle me karakter sigurie dhe shoferët nuk duhet ta shfrytëzojnë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak të rehabilitimit të asfaltit në rrugën Kërçovë – Ohër midis grykës malore Presekë dhe fshatin Pesoçan trafiku prej sot do të zhvillohet nën regjim të posaçëm me kalim nga njëra në korsinë tjetër.

Në vendin e realizimit të punëve do të vendoset sinjalizim i posaçëm për qarkullim.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Çmenden serbët: Shqiptari feston ditëlindjen me flamur shqiptar midis Beogradit, para Pallatit të Serbisë

0

Një shqiptar botoi një foto me flamur kombëtar mbi makinën e tij para Pallatit të Serbisë i cili po kthehej nga festimi i ditëlindjes.

Ai foton e ka botuat edhe në rrjetet sociale, nga të cilat ai mbante një flamur shqiptar.

Kjo foto ka çmendur serbet. Kur flamuri serb valon ne Preshevë, pse të mos valoj edhe ne Beograd, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Duhet përkujtuar se dikur Beogradi njihej si qytete i shpiptarëve.

Më vonë në kohën e “Jugosllavisë” aty ishin 100.000 shqiptarë.

Kurse aktualisht ne Beograd jetojnë vetëm 5-6 mijë shqiptarë si rezultat i politikave raciste, presionit dhe spastrimit etnik serbe mbi shqiptarët në Serbi.

Banka Botërore: Të zbatohen reformat ekonomike në Maqedoninë e Veriut

0

Burim stabil i rritjes pritet edhe më tej të jenë investimet e huaja të drejtpërdrejta
Banka Botërore mbetet në projektimin e rritjes ekonomike për Maqedoninë që këtë vit arrin në 2.9 për qind, pret që kjo të rritet deri në 3.2 për qind në vitin e ardhshëm.

Në raportin ekonomik të rregullt për Ballkanin Perëndimor që u prezantua sot, thuhet se imazhi ekonomik i shtetit është pozitiv dhe rekomandohet që pas përmirësimit të politikës, theksi të vendoset edhe tek reformat ekonomike.

Rritje prej 2.9 për qind Banka Botërore ka parashikuar edhe për Malin e Zi, ndërsa për Shqipërinë është parashikuar rritje prej 3.6, për Bosnjën e Hercegovinën 3.4, për Kosovën 4.4, dhe për Serbinë 3.5 përqind.

“Pengesat kryesore për rritjen janë produktiviteti i ulët i firmave lokale, institucionet e dobëta shtetërore, kapitali njerëzor i ulët, mos pajtueshmëria mes aftësive dhe ndryshimet në kërkesën e tregut të punës dhe pengesat ndaj politikave publike në aspektin e konkurrencës dhe investimeve”, thuhet në raport. Burim stabil i rritjes pritet edhe më tej të jenë investimet e huaja të drejtpërdrejta.

Raporti i rregullt ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor është titulluar “Nevojitet përshpejtim i reformave”. Në të potencohet se pavarësisht rritjes më të fortë në rajon vitin e kaluar, u krijuan më pak vende pune, domethënë vetëm 96,000, gjë që u pasqyrua në dinamikën e kufizuar në sektorin privat, papunësia është zvogëluar, por mbetet e lartë për gratë dhe të rinjtë.

Valon Bela ja ‘krisë’ shqip (foto)

0

Drejtori ekonomik i Klinikës Universitare të Gjinekologjisë, Valon Bela sot ka vulos shqip. Ai në profilin e tij ne Facebook thotë se edhe në Klinikën Gjinekologjike ka filluar inplementimi i dygjuhësisë.

“Ka filluar implementimi i dygjuhësisë si rezultat i miratimit të Ligjit për Gjuhët.

Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës tanimë vulos edhe me gjuhën shqipe.
Urime. Urime.

#Vazhdojmë_Punojmë” ka shkruar Bela

Ndryshe mbrëmë u vendos edhe tabela para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në gjuhën shqipe që vulos zyrtarisht zyrtarizimin e gjuhës në këtë shtet./TS/

Thasë me qenë të ngordhur janë gjetur në Kumanovë

0

Anëtarët e organizatës për mbrojte të kafshëve “Anima Mundi”, sot në policinë e Kumanovës kanë paraqitur se në lokacionin e ish-kazermave në lagjen “Karposh” gjenden disa thasë me qenë të ngordhur.

Nga MPB e Kumanovës kanë informuar se ekipet e tyre janë dërguar në teren dhe se ende po vazhdon hetimi i rastit.

Nga Sektori për inspektim dhe mbikëqyrje në Komunën e Kumanovës thonë se e kanë vizituar vendin dhe se janë gjetur gjashtë qenë të vdekur.

Për rastin janë informuar edhe Agjitacioni i ushqimit dhe veterinarisë, ka deklaruar Gordan Tanevski nga Sketori për mbikëqyrje dhe inspektim.Nga sektori i inspektimit të Komunës.

„Кучиња во вреќи и некои надвор од вреќите, собрани на куп. Куче кое делува дека барем кусо време било живо и се извлекло од вреќата, за потоа да умре. Кучиња со вкочанети вилици кои укажуваат на насилна смрт, со канили во вените, што укажува дека интервенирал ветеринар. Вреќи полни ѓубре, медицинска опрема и некакви ќебиња и јоргани, кои не ги отвораме, за да користат како материјален доказ за итна полициска истрага. Нема зборови кои се потребни да се дополни овој толку монструозен чин“, пишуваат од Здружението.

Тие бараат од надлежните под итно да ги најдат и најостро да ги казнат сторителите, кои ги фрлиле мртвите животни на запустено место, каде нема речиси никаква фреквенција на луѓе.

Од СВР Куманово потврдија дека во 12.05 часот од здружението „Анима мунди“ го пријавиле случајот, по што полицискa екипa излегле на терен и врши увид.https://sdk.mk/…/vreki-so-mrtvi-kuchina-rasfrlani-vo-kuman…/