19/05/2024
16.7 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1782

Dorëhiqet kryeministri danez

Kryeministri i Danimarkës Lars Leke Rasmussen dha dorëheqjen sot pasi partitë e krahut të majtë arritën rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare, ndërsa populistët që mbështetën qeverinë pësuan humbje të madhe.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Socialdemokratët mund të përpiqen të formojnë një qeveri të pakicës partiake.

Kreu i Socialdemokratëve Meta Frederiksen refuzoi të hyjë në një koalicion me Liberalët e Leke Rasmussen.

Leke Rasmussen nuk arriti të mbajë shumicën në parlament pasi partia nacionaliste daneze fitoi 8.7 vota në votimin e së mërkurës, një rënie e konsiderueshme nga 21.1 për qind e votave të fituara në vitin 2015.

Rasmussen pranoi humbjen e mëhershme në zgjedhjet parlamentare dhe njoftoi se qeveria e tij do të vazhdojë të funksionojë si një qeveri kalimtare.

“El Cheka”, PSP: Përgjimet nuk janë marrë nga Prokuroria Publike

Sa i përket artikujve në disa mediume dhe interpretimeve të ndryshme të deklaratës së djeshme të bërë nga prokurori Special Publik, PSP qartëson se bisedat e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike. Nga PSP-ja thonë se të gjitha materialet e përgjimeve ruhen nën masa të rrepta sigurie dhe se gjatë përpunimit të tyre veprohet me profesionalizëm duke respektuar plotësisht parimin e konfidencialitetit dhe privatësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Në këtë drejtim, ri-theksojmë se kjo Prokurori Publike garanton sigurinë e të gjitha materialeve audio të cilat i ka në dispozicion, me këtë rast, si shumë herë më parë, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që zotërojnë materiale audio që janë pjesë e përgjimimeve të paligjshëm, t’i paraqesin ato në Prokurorinë Publike”, thuhet mes tjerash në reagimin e PSP-së.

Kryetari i Zhelinës sjell vendimin historik për qytetarët e tijë

Një apel deri tek të gjithë ata që fjalën boshe e kanë kryevepër e të cilët tentojnë të n’a kritikojnë se nuk paskemi shtruar Iftar për skamnorët.
Iftari nuk zgjidh problemet e skamnorëve!

Të nderuar,
Mesazhi Hyjnorë i iftareve është afrimi mes nesh, zbutja e zemrave të ngurta, falja, rregullimi i raporteve tona duke e shprehur respektin ndaj tjetrit; dashuria, mirënjohja dhe kujtimi ndaj atyre që sakrifikojnë për këtë shoqëri, dhe gjithë ata që janë pjesë e pandashme e jona.

Që të mos ndalemi tek fjalët sepse fjalët pa veprim konkret ngelen vetëm fjalë dhe nuk i zgjidhin problemet.

Andaj, Komuna e Zhelinës apelon publikisht tek të gjithë ju që njihni raste të rënda sociale në vendbanimet e komunës së Zhelinës, si fëmijë jetimë apo familje të cilët #nuk_kanë_streh apo kulm mbi kokë, ju lutemi të n’a lajmëroni në numrin e kontaktit 044/378-030 ose paraqitni rastet e ngjashme në Komunën së Zhelinës.

Komuna e Zhelinës do t’a marrë përsipër zgjidhjen e problemit të kulmit dhe strehimit për këto raste – familje.

Ju faleminderit,

#Punë
#JoFjalë

Komuna e Zhelinës mbledh Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Punëve të brendshme dhe Qendra Hidrometereologjike në Shkup, mund të përkeqësohen seriozisht kushtet klimatike në tërë Ballkanin e sidomos në pjesën veri-perëndrimore të shtetit tonë gjegjësisht rajonin e Pollogut pritet t’a përfshijnë vërshime serioze, të cilat sipas meteorologëve ndërkombëtarë, mund të jenë të rrezikut të lartë.

Më konkretisht, pritet që nga të reshurat të kemi deri 100 litra në m2.

Andaj apelojmë tek të gjithë ju, që këtë javë të jeni të kujdesshëm që mos qëndroni jasht shtëpisë pa nevojë si dhe të pregatiteni për rastet eventuale.

Ju faleminderit!

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim

Banorët e fshatit Odër shtruan një iftar të përbashkët

Banorët e fshatit Odër të komunës së Tearcës nën organizim të Bashkësisë Lokale dhe Xhamisë së këtij vendbanimi shtruan një iftar të përbashkët . Një iftar i pazakontë në ambient të hapur që nuk kishte ndodhur kurë më parë në këtë fshat, në prani të shumicës së banoëve të këtij vendbanimi të grupmoshave të ndryshme kryesisht të rinj, kështu vendosën që ta kalojnë iftarin e djeshëm banorët e fshatit Odër.

 

Ishte ryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Odër Naim Xhelili dhe Imami i Xhamisë Enes Halili së bashku me bashkëpunëtorët e tyre ata ftuan të gjithë bashkëqytetarët e tyre për të shijuar së bashku iftarin në një atmosfere të këtillë që do të mbahet mend nga çdonjëri që ishte pjesëmarrës në këtë iftar të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.

Ideja e organizimit të këtij iftari ishte që tek të rinjtë të përcillet mesazhi i bashkëjetesës me finjët, me bashkëqytetarët , mesazhi i solidaritetit, si dhe të ndjehet atmosfera e muajt të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar i pranishëm ishte edhe hoxha i nderuar me prejardhje nga ky vendbanim Murat Ismaili, si dhe ish imami i xhamisë Isak Qamili i cili në një pjesë të madhe të jetës së tij ka shërbyer si imam në xhaminë e fshatit Odër, ata me këtë rast uruan banorët por edhe gjithë besimtarët e fesë Islame për muajin e shenjtë të Ramazanit me lutjet tek Allahu Fuqiplotë që të pranoj agjërimin, faljen dhe adhurimet e gjithë bsimtarëve mysliman.

Ky iftar për të rinjtë dhe fëmijët ishte një emocion i papërshkrueshëm nga atmosfera e krijuar, prandaj organizatorët Bashkësia Lokale e fshatit Odër dhe Xhamia e fshatit synojnë që iftarin e përbashkët me banorët e fshatit ta shndërrojnë në traditë që i njëjti të organizohet çdo vit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ceremonia për certifikim me titull Ambasador për Paqe z. Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore, me rastin e inaugurimit me seli pran Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Ceremonia për certifikim me titull Ambasador për Paqe z. Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore, me rastin e inaugurimit me seli pran Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Të pranishëm ishin : z. Heiner Handschin, President, z. Michel Reymond z/ President nga federata të Paqes Universale dhe zonja Carolyn Handschin Presidente e Federatës të Grave për Paqen Botërore, me personalitet dhe Ambasador për Paqen Botërore, Akademik, Diplomat dhe Shoqëria civile. Seminaret e FPU dhe konferencat e lidershipit fokusohen në nevojën urgjente për vizion dhe udhëheqje të re të bazuar në vlerat themelore dhe parimet universale të ndërtimit të paqes. Dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe sjellin parime universale dhe shpirtërore në detyrat e zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit të familjes së ndarë njerëzore. Folësit ndajnë njohuri nga prejardhja e tyre në qeverisje, diplomacinë, akademinë, besimet fetare dhe shoqërinë civile.

Ishte nder për kombin shqiptarë që nga Zyra e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim, zoti Tahir Shabani të vlerësohet me titull Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore me date 28 shkurt 2019 në Tiranë.

Tahir Shabani, këshilltar për çështje bilaterale dhe multilaterale dhe diplomatike, aktivist të të drejtave të njeriut, pedagog universitar, një veprimtare me kontribute reale në shërbim të politikës, diplomacisë, paqes dhe humanizmit për kombin shqiptar. Zoti Tahir vazhdoj studimet universitare në Fakultetin Histori – Filologji, i diplomuar në degën e gazetarisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1995 kryen specializimin pranë Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Gjenevë. Më pas, në vitin 2002, trajnohet pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Gjeopolitike, në 2007 dhe 2009 në kryen studime pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Në vitin 2018 për kontribut akademik certifikohet në Universitetin “Hasan Prishtina”. Pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore i vlerësuar në Universitetin “Hasan Prishtina”, “Kadri Zeka”, Kolegjin “Iliria”, Kolegjin e UBT-së, Kolegjin “AAB”, Kolegjin “Universum” mbi marrëdhëniet Kosovë – Francë – Zvicër dhe perspektivat e integrimit. I vlerësuar me certifikata mirënjohje nga Shoqata e Artistëve, shkrimtare dhe sportit në Kosovë, nga Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i Prindërve”, Radio Televizioni i Kosovës, nga Plus Televizion, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa – Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Gjilanit, Podujevës, vlerësime këto që flasin për një angazhim të gjerë të zotit Tahir Shabani në jetën akademike, institucionale dhe kulturore sportive në Kosovë dhe jashtë saj.

Vazhdoj me trajnime për Njohjen e Procedurave Civile dhe Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë, në qytetin e Lyonit, Francë. Trajnimet e specializuara pranë Redaksisë së kulturës në Radio Tirana, pranë Redaksisë së informacionit në televizionin publik shqiptar, pranë Organizatës «Reporterët pa Kufi» në Paris, pranë Klubit Zviceran të shtypit në Gjenevë, i kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e përvojës në këto angazhime, është mundësuar nga pjesëmarrja me delegacionet nga Shqipëria në Konferencat dhe Kongreset vjetore të ILO-së, OBSH-së, OBT-së, UIT-së, OBPI-së – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH-së nga viti 2009 deri në 2009. Brenda kësaj periudhe, zoti Tahir Shabani aktivizohet si pjesëmarrës dhe koordinator i delegacioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Konferencat vjetore të ILO-s/ Organizata ndërkombëtare e Punës në Gjenevë.

Këto angazhime kanë mundësuar shumë funksione dhe mandate përfaqësimi në institucione të ndryshme shtetërore dhe të Shoqërisë Civile, në Kosovë dhe Shqipëri. Prej majit të vitit 2007 deri në 2010, ka kryer funksione si; Këshilltar i Jashtëm – ekspert i së drejtës ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës; përfaqësim pranë Komisionit Evropiane, të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë; si përfaqësues i autorizuar për kontakte me delegacionet në konferencat ndërkombëtare të punës dhe vendosje bashkëpunimi me misionet diplomatike në Gjenevë, në interes të Republikës së Kosovës.

Ka ushtruar funksione si Këshilltar i Jashtëm Politik në Kosovë, me kontribute pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s); si Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës për protokollin dhe raportet e bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet e BE-së, në interes të Kosovës. Zoti Shabani njihet si lobues pranë Organizatës Botërore të Tregtisë me seli ne Gjenevë dhe si autor i Marrëveshjes ndërmjet Francës dhe Kosovës, në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale në vitin 2008. Prej vitit 1996 – 2007 ai punon si Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë pranë Misionit Diplomatik në OKB dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, duke marrë pjesë në samite, seminare, konferenca dhe debate ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan.

Në vitet 1998 – 1999 gjatë kohës së Luftës në Kosovë, zoti Shabani angazhohet në aktivitetet humanitare dhe diplomatike, duke siguruar ndihma, dërgesa humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur, nën mbështetjen e shtetit të Francës dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të mediave dhe diplomatëve të huaj, duke i shërbyer në kohë çështjes shqiptare. Në këtë periudhë të vështirë organizon disa takime e konferenca të shtypit me përfaqësuesit politik dhe ushtarakë të shtetit shqiptar. Në këtë veprimtari diplomatike dhe humanitare ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, të Komunave dhe Asociacionit të tyre në Annecy – Haute Savoie – Francë.

Angazhimi në shërbim të veprimtarisë së Këshillit të Drejtave të Njeriut, Federatës së Helsinkit dhe organizatave jo-qeveritare, kontributet për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin në OBT; ndihma e pakursyer pranë grupeve të ekspertëve dhe diplomatëve të OKB-së për aprovimin e rezolutave në favor të Kosovës; anëtarësimi aktiv në klubin diplomatik të Gjenevës, të bordit drejtues të personaliteteve me influencë ndërkombëtare në OKB dhe agjencive të tjera ndërkombëtare të specializuara në fushën e diplomacisë Botërore me seli në Gjenevë, etj. i kanë dhënë punës së tij karakterin human dhe paqësor.

Për shkak të trajnimeve dhe aftësive administruese zoti Tahir Shabani, në vitin 1996 e në vazhdim vepron si përfaqësues i Radio Televizionit Shqiptar pranë Institucioneve Evropiane, në veçanti në Francë, radiotelevizionit Zviceran dhe pranë Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë. Statusi dhe përvoja diplomatike në fushën e të drejtave njerëzore i ka mundësuar të jetë në rolin e vëzhguesit ndërkombëtar në fushata zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë.

Si pjesëmarrës në kongresin Botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe samitin botëror për mbrojtjen e autorësisë intelektuale, organizator i më shumë se 10 aktiviteteve kulturore, tregtare, panaireve, organizatave të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në veprimtarinë e tij të gjerë humane e paqësore, si “Qytetar Nderi” i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si anëtar Nderi në disa shoqata brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, në Kroaci, Francë, Zvicër, zoti Shabani është zgjedhur i merituar në 9 shoqata dhe borde kulturore, humanitare dhe të specializuara në fushën e të drejtave njerëzore në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore. Zoti Tahir Shabani zotëron gjuhën Frëngjishte, Italishte, Gjermanishte, Anglishte, Kroatishte dhe Serbisht.

Për këto kontribute ka merituar falënderimet e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sot zoti Tahir Shabani ka 9 marrëveshje të bashkëpunimit Universitar në Kosovë, duke dhënë kontribute në edukimin akademik të gjeneratave të reja.

“Kreu i Zhelinës nuk ndalet, fillon edhe me rrugën e Grupçinit”

FILLOJMË ME PUNIMET E RRUGËS së fsh.Grupçin

Sot, të gjithë jemi të gëzuar pasi fillojmë me punimet e rekonstruimit (asfaltimit) të rrugës kryesore të fsh.Grupçin.

Një rrugë e lënë në harresë dhe premtuar dy dekeda me radhë, sot bëhet realitet

Komuna e Zhelinës
#Punë
#JoFjalë

Vazhdojmë më tej…

Edhe një lajm i mirë për banorët e komunës së Zhelinës, e në veçanti banorët e Treboshit

 

TREBOSHI ME RRUGË TË RE

“Komuna e Zhelinës në bashkëfinancim me Komunën e Tetovës, dhe në bashkëpunim me Qendrën e zhvillimit planor të rajonit të Pollogut, së shpejti do të nis me punimet e asfaltimit të rrugës Trebosh-Tetovë, një rrugë e premtuar nga vetë kryetari i komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu.”

Ky lajm u shpërnda në faqen zyrtare të komunës, nëpërmjet një postimi në facebook, nga vetë kryetari Sejdiu.

Sot, me kënaqësi ndajmë lajmin e gëzuar se kjo rrugë po bëhet realitet.

Komuna e Zhelinës??

Aksident në hyrje të Tetovës

Sot rreth orës 13 e 20 minuta, në rrugën e Ilindenit, në Tetovë, në hyrje të Tetovës nga pjesa e Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete edhe atë, një veturë e tipit Audi me targa të Shkupit, e drejtuar nga 34 vjeçari A.G dhe veturës Mercedes me targa të Sllovenisë e drejtuar nga 72 vjeçari Q.Z nga fshati Pirok.Në aksident nuk ka të lënduar pore vetëm dëme materiale.Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Janakieski merret në pyetje në Prokurori në lidhje me “27 prillin”

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sot është marrë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me hetimin e rastit “27 prill”.

Janakievski i cili gjendet në paraburgim shtëpiak, ngarkohet se është një prej organizatorëve të sulmeve në Kuvend prej 27 prillit të vitit 2017, së bashku me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin. Ata janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale “dëmtime terroriste të sistemit kushtetues dhe sigurisë”.

Në pyetjen e Prokurorisë më 16 prill ishte thirrur edhe ish-kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski. Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij viti në dënimin e përgjithshëm të burgut prej 211 viteve ishin dënuar 16 persona. Dënim më të lartë prej 18 viteve mori ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov.

Një pjesë e të dënuarve kërkuan që të falen nga presidenti Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i shefit të shtetit tani për tani nuk ka përgjigje se si do të veprohet. aa/mp/