04/05/2024
12.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1793

Konferencë “Ndërtim i sistemit të vlerës dhe të sigurisë: kusht për integrim në NATO”

0

“Ndërtim i sistemit të vlerës dhe të sigurisë: kusht për integrim në NATO” është tema e konferencës, e cila sot do të mbahet në amfiteatrin e ASHAM-it.

Në hapjen e konferencës do të ketë fjalim zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në kuadër të pjesës hyrëse dedikuar integrimit në NATO dhe efektet për Republikën e Maqedonisë së Veriut, fjalime do të kenë edhe kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe ambasadori i Francës, Kristijan Timonie. fb/

Zgjedhja e menaxhereve më të suksesshme për vitin 2018

0

Zgjedhja e dhjetë grave më të suksesshme menaxhere do të mbahet sonte në Shkup.

Agjencia “Marili” për të 23-ën herë me radhë do t’i ndajë shpërblimet për menaxheret më të suksesshme për vitin 2018. Këtë vit manifestimi po mbahet nën kryesimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në zgjedhjen e këtij viti në top 10 menaxheret më të suksesshme, siç informon agjencia “Marili” është edhe gruaja e parë kolonele, komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, Irena Mineva.

Laureatët tjerë janë nga sektori privat, nga kompani nga sfera dhe veprimtari të ndryshme dhe shumë shpesh janë të rekomanduar nga kolegët dhe partnerët e tyre afaristë.

Laureate të këtij viti janë: Daniella Ademovska, pronare dhe menaxhere e përgjithshme në Double Tree by Hilton – Shkup, Natasha Angellovska, menaxhere e përgjithshme e Trodat-Tromak-Shkup, Maja Acevski, menaxhere për prodhim dhe menaxhere ekzekutive e “Zllateks” – Shkup, Ivana Gjorgievska Matevska, drejtoreshë operative e HASELT – Shkup, Marija Sekulovska Mitrevska, menaxhere e përgjithshme e “Baga Food” – Manastir, Daniella Karadakov, drejtoreshë e Biznes akademisë Smilevski – Shkup, Jasna Azhievska Petrusheva, drejtoreshë ekzekutive administrative e Kombinatit të mermerit SHA Prilep – Prilep, Viktoria Rafajllovska, menaxhere e përgjithshme e “Viktorija Bob SHPK” – Gostivar dhe Nina Sherifovska, drejtoreshë ekzekutive e “Park rezidens”-Shkup dhe 10 Irena Mineva, kolonele-komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, ARM.

Është paralajmëruar që laureatët e këtij viti t’i përshëndetë Zorica Apostollska, ministre pa dikaster përgjegjëse për Investimet e Huaja në Qeveri.

Ky manifestim e afirmon gruan në biznes si menaxhere e suksesshme dhe e konfirmon zhvillimin e menaxhmentit të grave në këtë traditë të gjatë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe nxitje për gjeneratat e reja të grave të arsimuara.

Agjencia “Marili” edhe këtë vit për herë të pestë do ta organizojë ditën tematike “Dama-po-Shëndeti dhe bukuria në funksion të gruas bashkëkohore”.

Dita tematike nën sloganin “Dama-po-Donon” do të mbahet më 30 mars në Shtëpinë e ARM-së dhe këtë vit ka karakter humanitar. Mjetet nga secila biletë e blerë për ditën tematike do të ndahen për Entin Special në Demir Kapi, që mbështetet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja Milla Carovska.

Në kuadër të ditës tematike janë planifikuar një numër i madh i ligjëratave nga mjekësia, farmacia, dermatologjia, kozmetologjia, ushqimi i shëndetshëm, prindërimi, si dhe punëtori për karrierë, zhvillim personal dhe biznes-psikologji. Në këtë ngjarje do të mbahen edhe debate për stilin modern të jetës dhe transformim i gruas përmes modës .fc/

Takim i ri i grupeve punuese për statusin e ardhshëm të PSP-së

0

Ekipet punuese të pushtetit dhe opozitës sot do të mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.

Takimi është caktuar në ora 18 në Ministrinë e Drejtësisë.

Dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.

Zaevi pardje në duelin televiziv me Mickovskin paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimit dhe është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Në Fejsbuk, pas duelit, shkroi se PSP-ja tashmë është kapacitet i krijuar institucional dhe nuk ka nevojë të shkatërrohet.

“Përkundrazi, sikur ai duhet të zhvillohen të gjithë të tjerët. Për këtë me ligjin e ri. PSP-ja do të jetë sektor në prokurorinë publike me ingerenca të qarta. Problemi për opozitën është që dukshëm dëshiron ta mbrojë krimin, kështu që nuk e mbështet këtë ligj reformues. Përgjigjuni në pyetjen e thjeshtë: a dëshironi Maqedoninë e Veriut ta shihni ta avancuar dhe sërish të mos marrë datë për negociata, të cilën e presim nga viti 2005?, shkroi Zaev në mesazhin dërguar Mickovskit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski në duelin televiziv tha se në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkësinë ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente, pasi që Ministria paraprakisht i ka pranuar parimet që i kërkuan – drejtësi për të gjithë dhe gjithkënd, rregulla ndërkombëtare dhe dispozita të inkorporuara me rëndësinë e plotë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, konform parimeve të Gjykatën në Strasburg, KE dhe Komisionin e Venecies.

Nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan se atë mbrëmje pas përfundimit të duelit televiziv mes Zaevit dhe Mickovskit, deri te ata kanë arritur amendamente për ligjin për prokurori publike të VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, zhvillohen konsultime për ligjin edhe me partitë më të vogla politike parlamentare.

Maqedonia e dyta për vrasjet mafioze

0

Serbia në 2018 është lider për vrasjet mafioze në rajon, ndërsa Maqedonia është e dyta, përcjell FLAKA.

Këtë e tregon statistikat deri te e cila erdhi televizioni serb H1, duke analizuar të dhënat në rajonin e ish-Jugosllavisë. Maqedonia është e dyta me 15, por sipas gazetares Jelena Zoriç e cila bën analizën, të dhënat bazohen në informata nga mediat, sepse policia maqedonase nuk ka dhënë të dhëna zyrtare.

Pastaj në listë është Mali i Zi me shtatë, Republika Srpska brenda BeH me tre, por të gjithë në territorin e Republika Srpska, Kroacia me dy dhe Sllovenia me asnjë.

Në këtë vend që nga viti 2003 nuk ka pasur vrasje me epitete mafioz. FLAKA

Profili politik i Blerim Rekës: Profesori me ambicie shtetari!

0

Profesori Reka shpalli kandidaturën e tij për shefin e shtetit në mënyrë shumë ambicioze dhe me pretendim të qartë se më nuk do të jetë spektator dhe politikës nuk do t’i qaset vetëm nga ana opinioniste, por pragmatike. Do të shkruajë “Historinë e shkruajnë shtetarët, intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”

Blerim Reka, në të përditshmen kosovare “Rilindja”, në të cilën punonte gazetar, më 25 dhjetor të vitit 1985 kishte botuar shkrimin me titull “Udhëtimi pa kthim”! 34 vite pas thotë se do të udhëtojë në politikë. Më 28 shkurt të vitit 2019 shpalli kandidaturën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kandidaturën e tij, në mënyrë jokonvencionale e shpalli në rrjetin social Fejsbuk! Edhe atë në dy postime ndaras, në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht!

Kandidat etnik për “Shtet për të gjithë”
Me profesion jurist dhe profesor i shkencave juridike gjatë disa dekadave në universitetet e vendit dhe në Kosovë e rajon, deklarohet kundër konceptit të kryeministrit Zoran Zaev “Shoqëri për të gjithë” pasi preferon konceptin politik “Shtet për të gjithë”, ndërsa në shpalljen e kandidaturës në mënyrë implicite kandidaturës së tij për president shteti i dha ngjyrime etnike. Reka do të shprehet se “vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptar, kjo shoqëri shumë-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik, e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe të votuar”. Ekspert i njohur dhe njohës i mirë i së drejtës, por edhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, me rreth 20 vepra të botuara shkencore, zgjedhësve u ofrohet si shqiptar, duke konfirmuar pozicionin e tij politik të moskapërcimit të rubikonit etnokratik, i cili në vendin tonë është i pranishëm nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar dhe i cili politikisht është shumë profitabil.

Në këtë vijë janë edhe deklarimet e tij se pret që të marrë nga 120 mijë deri në 150 mijë vota. Nuk ka asnjë dyshim se në këtë kontingjent votash, profesori Reka ka përllogaritur votat etnike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Kjo shifër, edhe po të jetësohej e plotë sipas projeksioneve të Rekës as për së afërmi nuk i afrohet mundësisë për futje në raundin e dytë presidencial. Do të thotë, kjo shifër edhe nëse do të bëhej realitet do të ishte e përafërt me rezultatin zgjedhor të Muharrem Nexhipit, kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999, i cili fitoi 155.978 vota dhe rezultatin e Imer Selmanit, kandidat për president i Demokracisë së Re në zgjedhjet e vitit 2009, i cili mori 147.547 vota! Andaj shtrohet pyetje a është udhëtimi i tij i parë në politikë pa shpresë?

Ambasador i BDI-së, me pak frymë opozitare
Më shumë se kandidimi i profesorit Reka për president, befasuese ishte mbështetja që i dhanë dy partitë politike të opozitës shqiptare: Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Levizja BESA e Bilall Kasamit. Të dy këto parti nuk lanë anash as infrastrukturën e tyre partiake, por të njëjtën e mobilizuan për grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve, të nevojshme për shpalljen e kandidaturës.Në dhjetëvjeçarin e fundit Reka ka qenë njëri ndër oganizatorët e konferencave shkencore kushtuar MarrëveshjessëOhrit, e që janë mbështetur nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i drejtuar nga njëri ndër eksponentët kryesorë të BDI-së, Musa Xhaferi. Njëra ndër to është tryeza e rrumbullakët me temë “Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të Marrëveshjes së Ohrit”, që u mbajt më 17 qershor të vitit 2013 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Fotografi të shumta të profesorit Reka në krah të Musa Xhaferit do të ketë në shumë konferenca shkencore, por e vërteta është se në to kandidati i tanishëm për të “parin e shtetit” ka ofruar ekspertizën e tij kompetente dhe profesionale mbi zbatimin e dokumentit paqesor, pa bërë tifozllëk politik.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti madje është shprehur se Reka nuk është kandidat i natyrshëm i opozitës shqiptare, duke thënë se nuk përfaqëson frymën opozitare. Madje Mexhiti u shpreh se BDI ka “investuar” në zotin Reka, duke aluduar qartë se ishte BDI-ja ajo që propozoi profesorin për ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian nga viti 2006 deri në vitin 2010.Vetë zoti Reka e pranon se në atë kohë kur është bërë ambasador në qeverisje ka qenë LSDM-ja dhe BDI-ja, ndërsa kryeministër ka qenë një profesor tjetër, Vllado Buçkovski. Askush nuk mohon se ka qenë diplomat i mirë, madje një gjë të tillë e pohon edhe kundërkandidati i tij nga koalicioni qeveritar, Stevo Pendarovski, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme në kabinetin e ish-presidentit Branko Cërvenkovski.

Bekraundi i ish ambasadorit Reka tregon se ai ka qenë intelektual dhe profesor, por pa i turbulluar shumë ujërat e politikës. Nga ky konformizëm shoqëror, Reka u shmang vetëm disa muaj, kur ishte analist dhe opinionist i rregullt në debatin politik të TV21 “Click plus”, në të cilin shprehte qartë mendimet e tij kritike ndaj BDI-së! Nga fryma e tij opozitare mbahet mend përplasja e ashpër me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin e kritikonte për moszyrtarizimin e gjuhës shqipe si zyrtare në shtet.

Shtetari, jam unë!
Profesori Reka shpalli kandidaturën e tij për shefin e shtetit në mënyrë shumë ambicioze dhe me pretendim të qartë se më nuk do të jetë spektator dhe politikës nuk do t’i qaset vetëm nga ana opinioniste, por pragmatike. Do të shkruajë “Vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët, intelektualët vetëm shkruajnë për historinë.”

Blerim Reka, që e njohin edhe si shkupjan i Prishtinës, sepse jetën e tij e ka kaluar thuajse në mënyrë të përgjysmuar mes Maqedonisë e Kosovës, historinë dëshiron ta shkruajë si shtetar! Ide e bukur, pa çka se është e thënë me një intonacion pak sa më tepër se saindividualist! Reka nuk thotë si Luigji XIV “Shteti, jam unë”, por shpreh ambicie shtetari, edhe pse thekson se do të angazhohet kundër modelit qeverisës që bazohet tek kulti i personalitetit. Ka synim afatgjatë për forcimin e republikës dhe depersonalizimin e shtetit, që është një koncept shumë i nevojshëm për Maqedoninë shumëkulturore dhe shumëetnike, me sundim të dobët të së drejtës, me administratë e gjyqësor të korruptuar e me sistem jofunksional në shumë fusha.

Profesori, që në dy mandate ishte prorektor i UEJL-së dhe i cili në zgjedhjet e fundit për rektor të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë kishte humbur betejën përballë fituesit të garës, rektorit Abdylmenaf Bexheti, pranon se më nuk do të jetë konformist dhe statist. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të jetë pjesë e skenës politike të vendit. Poenton kur thotë se ndryshimet në shoqëri janë bërë nga donkishotët, por nuk pranon se në presidenciale futet si një Don Kishot!

d-r Sefer Tahiri

sefer tahiri 200x250

 

KONCERT PËR NDER TË 14 MARSIT (VIDEO)

Për nder të 14 marsit, ditës së fillimit të luftës në Malësinë e Tetovës dhe me rastin e themelimit të shoqatës Kulturo-artistike Jehona e Malësisë së Sharrit, mbrëmë në qendrën për Kulturë në Tetovë është mbajtur koncerti tradicional Pushka e Lirisë, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast, kjo shoqëri kulturo-artistike kishte përgatitur një program të pasur me këngë dhe valle për nderë të 14 marsit.

Të hapur këtë koncert e shpalli kryetari I këshillit të komunës së Tetovës Bekim Memeti, përcjellë Televizioni Koha.

Nga kjo shoqëri thonë se qëllimi është që të përkujtohen sakrifica dhe lufta e vitit 2001 në veçanti dëshmorët e kombit.

Në këtë koncert të pranishëm kanë qenë edhe përfaqëuses të komunës së Tetovës, zëvendëskryeministri Hazbi Lika, sekretari në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri dhe mysafor të tjerë. /Tv Koha/

 

Politikanja shqiptare ndahet nga bashkëshorti

0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh edhe anëtare e kryesisë në këtë parti, ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti Ilir Shqina.

Shqina ka qenë pedagog i Dumës dhe diplomat i ambasadës shqiptare në Slloveni.

Sipas dokumentacionit që është publikuar nga ‘Shqiptarja.com’, është vetë Grida që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë.

Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë çiftin.

Hoxhë Nazmi Latifi me familjen e tij nga Struga u bë me banesë të re (VIDEO)

E gezofshi banesen e re

Hoxha Nazmi Latifi vet i gjashti nga Struga u be me banese te re

Emocione dhe lote gezimi

Shikoje / Shperndaje

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1247932265359181/

 

Autobusët e stërmbushur e të vjetër, rrezik për udhëtarët

Në periudhë një mujore, në territorin e Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur 4 aksidente me autobusë, 3 prej të cilave pa pasoja në njerëz. Shfrytëzimi i transportit publik nuk është sigurt përderisa kompanitë transportuese shfrytëzojnë autobus të vjetër. Kështu thotë Rufat Huseini, drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Transportit sipas të cilit shkeljet që bëjnë kompanitë transportuese janë të shpeshta. Ai thotë se edhe përkundër numrit të vogël të inspektorëve në terren, kryhen shumë kontrolle për të detektuar parregullsitë. Si dukuri më të theksuar, Huseini e përmend stërmbushjen e autobusëve me udhëtarë, që e sheh si një kanosje mjaftë të rëndë ndaj sigurisë së udhëtarëve.

”Në Maqedoni në përgjithësi, të gjitha kompanitë kanë automjete shumë të vjetra të cilat janë kërcënim për sigurinë në komunikacion. Raste të tilla kemi zakonisht ditën e premte dhe të dielën, kur kthehen njerëzit nëpër shtëpi kemi lëvizje më të madhe. Kemi sanksionuar shumë kompani. Është e vërtetë që paraqiten udhëtarë, jo vetëm tek ju por edhe tek ne paraqiten me parashtresa të ndryshme për shkak se në relacionet më të gjata ka udhëtarë që qëndrojnë në këmbë. Janë marrë masa ndëshkuese kundër transportuesve të tillë”- tha Rufat Huseini nga Ministria për Transport, Sektori i Transportit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski thotë se policia kryen kontrolle të shpeshta te mjetet transportuese dhe se është mjaft i madh numri i parregullsive që hasen.

”Gjatë vitit 2018 janë kontrolluar 3510 mjete transportuese ndërsa janë konstatuar 412 parregullsi, për çka janë larguar nga komunikacioni por edhe janë sanksionuar. Në vitin 2019, deri një ditë më parë, kemi kontrolluar 1153 autobusë, dhe janë konstatuar 178 parregullsi”- tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Ekonomia e dobët rrit mundësinë e shkeljes së ligjeve dhe mos rregullimin e autobusëve. Kështu thotë Inxhinieri i Komunikacionit Elmir Mustafi i cili thotë se krahas dënimeve, duhet të ketë edhe subvencione për kompanitë që investojnë në autobusë të ri.

”Kontrollet duhet të shtohen, përveç dënimeve duhet të mendohet edhe në benificione për kompanitë të cilat marrin autobus të ri, më të sigurt dhe më ekologjik. Gjithmonë shoferët tentojnë që sa më shumë të marrin udhëtarë. Çmimi i ulët i transportit në krahasim me vendet evropiane është shkak që shpesh të shkelen rregullat”- theksoi Elmir Mustafai, inxhinier i komunikacionit.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë ta paraqesin çdo lloj parregullsie komunikacioni me qëllim që të rritet siguria në rrugë.

BDI, kundër Ligjit për Mbrojtje Sociale

Më shumë se 25 mijë familje janë duke pritur miratimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale. Aktivistët për luftën kundër varfërisë i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit Talat Xhaferi që të vendosë ligjin në rendin e ditës. Përfitimet për këto familje do të ishin që në muaj të fitojnë nga 9 deri në 11 mijë denarë, nëse familja ka një fëmijë që shkon në shkollë. Për momentin këta njerëz jetojnë me më pak se 50 euro në muaj.

“z. Talat Xhaferi, e di se ju jeni të shqetësuar për gjendjen e parlamentarëve, se kur ata të përfundojnë me funksionin e tyre nuk do të futen në kontejnerë. Ne duam të themi se qytetarët tanë që kërkojnë ndihmën tonë, ata futen në kontejnerë dhe me të ardhurat që i marrin, janë të dënuar me to dhe nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale”- tha Zoran Bikovski, Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Aktivistët thonë se janë të vetëdijshëm se me Ligjin e ri, kategoritë e cenueshme të qytetarëve nuk do ta mposhtin varfërinë, por sigurisht se jeta e tyre do të lehtësohet shumë më tepër. Ata besojnë se me zgjidhjen ligjore shërbimet sociale do t’u mundësojnë qytetarëve të varfër të marrin pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës.

” Pikërisht kjo reformë sociale duhet të japë siguri sociale, aktivizimin dhe përfshirjen e qytetarëve të përjashtuar nga socialja. Mjaft kishte premtime, është e nevojshme të realizimit të reformave sociale. Varfëria është e vetmja që i bashkon ata pavarësisht nga përkatësia etnike ose çdo lloj përkatësie tjetër”- pohoi Sashko Jovanov -Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Burimet nga grupi parlamentar i BDI-së për Alsat thonë se ligji nuk është në procedurë parlamentare, sepse integristët konsiderojnë se përmban mospërputhje dhe është ende në proces të përpunimit. Kur të pranohet forma përfundimtare, do t’iu dorëzohet deputetëve. Përndryshe, të dhënat e Platformës për luftë kundër varfërisë tregojnë se rreth gjysmë milion njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë. Një familje katër anëtarësh konsiderohet e varfër nëse gjatë vitit nuk kalon të ardhurat e përgjithshme prej 164 mijë denarëve. Individ i varfër është ai që e kalon ditën me më pak se 100 denarë për të gjitha nevojat.