17/05/2024
18.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1802

Aksion policor, janë zbuluar minoren në objekte hotelierike pas mesnate

Policia gjatë fundjavës së kaluar në një aksion nëpër Tetovë dhe Gostivar ka zbuluar minoren të cilët qëndronin dhe konsumonin alkool në disa objekte hotelierike pas orës 24:00.

Sipas SPB Tetovë, nëpunësit policorë kanë zbatuar aksion kontrollues për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të hotelierëve të cilët kanë mundësuar qëndrimin e minorëve pas orës 24:00 dhe u kanë shërbyer pije alkoolike, në 11 objekte hotelierike, 6 në Tetovë dhe 5 në Gostivar, të locuara në rajonet qendrore të qyteteve.

Në një objekt të Tetovës në rrugën “Ilindenska” janë hasur tre femra minorene të cilat konsumonin alkool, ndërsa në tre objekte në rr. “Zhivko Brajkovski” dhe “Beliçka” në Gostivar, janë hasur 14 minoren të cilët qëndronin pas orës 24:00, ndërsa katër prej tyre kanë konsumuar alkool.

Pas zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave, do të vijojnë kundërvajtje adekuate kundër pronarëve të objekteve hotelierike.

Rasti Arjeta, drejtoresha dënohet dy vjet burg me kusht

0

Dy vjet burg me kusht për ish-drejtoreshën e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi. Gjykata Themelore e Tetovës këtë dënim e bazoi për kryerje të veprës penale, mos zbatim të vendimit gjyqësorë. Gjobë në vlerë prej 150 mijë denarësh iu shqiptua edhe shkollës ekonomike “8 shtatori”.

Talat Xhaferi dekoron humanistin Halil Kastrati | FOTO

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim miqësor me themeluesin e Shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati.

“Halil Kastrati i është përkushtuar me zell dhe energji të pashtershme aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, dhe kryesisht është fokusuar në përkujdesjen për jetimët dhe familjet në gjendje të vështirë sociale”, u nënvizua në takim.

Kryetari Xhaferi e përuroi për punën e palodhshme dhe i dhuroi dhuratë simbolike në shenjë respekti.

Pa humbur koh edhe humanisti Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook shpërndajti këtë këqësi duke ju falemenderuar kryeparlamentarit Talat Xhafirit.

Faleminderit shume!

Sot pata kenaqesine te jem mysafir i Kryeparlamentarit te Republikes se Maqedonise se Veriut, z. Talat Xhaferi.

Kryetarin e informuam rreth aktiviteteve te Jetimave te Ballkanit ne teresi, e ne veçanti per aktivitetet tona ne Maqedonine e Veriut.

Nga ana e Kryetarit u mirepriten projektet tona per vitin 2019, si dhe u nderuam me nje dhurate speciale!

Faleminderit Kryetar i Parlamentit te Maqedonise se Veriut, Z. Talat Xhaferi.

Ndërkohë, Kastrati sot do të dekorohet edhe nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për aktivitetet e tij humane.

E rëndë/ Vret veten ditën e 8 Marsit nëna shqiptare e 5 fëmijëve (EMRI)

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë të Urës-Vajgurore, mësohet se i ka dhënë fund jetës. Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qënë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur.

64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se, 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë, këto dyshohet se kanë qënë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Arrestohet dileri i kokainës dhe heroinës në Maqedoninë e Veriut

Padi penale është ngritur kundër një burri 33 vjeçar në shtëpinë e të cilit gjatë bastisjes janë gjetur heroinë dhe kokainë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se në shtëpinë e tij dje janë gjetur kavanoza qelqi me pako të substancës së pluhurit të bardhë, qese me substancë të pluhurit ngjyrë kafe, peshore digjitale, para në vlerë prej 350 euro dhe 64.000 denarë, celular dhe gjëra tjera.

“Nga ekspertiza është konstatuar se substanca e pluhurit të bardhë me neto peshë të tërësishme prej rreth 270 gramë është kokainë, substanca e pluhurit ngjyrë kafe me neto peshë prej 100 gramë është heroinë, derisa në peshën digjitale janë konstatuar mbetje të heroinës dhe kokainës”, thonë nga MPB.

I denoncuari B.S. është evidentuar në krim-evidentimin si autor i veprave penale, për çka ka pasur edhe aktgjykime gjyqësore efektive.

Aksident në Saraj, shkelen dy vajza

Një veturë e llojit Golf ka përplasur sot pasdite dy vajza në fshatin Saraj.

Dëshmitarët okularë thonë se aksidenti ka ndodhur para orës 16.

Vajzat e aksidentuara kanë qenë të moshës afër 17 vjeçare dhe fatmirësisht kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Ato janë dërguar në spitalin “8 Shtatori”.

Aksident në Gostivar, shoferit i mbulohet fytyra me gjak

0

Një aksident sot padite ka ndodhur në Gostivar, që për pasojë përfundon me plagë shoferi i makinës.

Sipas dëshmitarve që thuajn se shoferi ishte vet në makinë dhe ishte i gjakosur në fytyrë. Shoferi ishte i moshës rreth 65-70 vjeçare dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit por Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin.

Uji fle, hasmi s’fle

Shifet qartë se Kryeministrit Zoran Zaev nuk i pengon politika “integriste” e as”alternativa” Kryeministrit Zoran Zaev por i pengon ajo shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri i saj, Alenca shqiptare dhe lideri i saj si dhe Besa shqiptare.

PSP qartë len të kuptohet se vepron në mënyrë selektive, gjithashtu edhe qeveria bën politikë me qasje selektive.

Unë mendoj se, PSP dhe qeveria janë në bashkpunim të vazhdueshëm kur bëhet fjalë për të shkatruar indin politik shqiptar në R.V të Maqedonisë. E dëshmuar me dekada se shqiptarët dënohen shumë lehtë po ashtu na është dëshmuar se vllaznim bashkimi na ka kushtuar.

E para, PSP me çdo kusht insiston të burgos liderin e PDSH-së Menduh Thaçin.

PSP- ja së pari duhet tu jap epilog përfundimtarë për rastet “Kumanova” “Monstra” “Maxhar Telekom” “27 Prilli” në këta raste kemi viktima në njerëz.

Qëllimi është shumë i qartë! Zoran Zaevi duke ” shfrytëzuar” PSP në mënyrë tinzare po i hakmerët liderit të PDSH-ës Menduh Thaçi për qëndrimin e tij ndaj neokomunistëve për ” Kokardën e Brankos” “për sms-të e publikuara në orët e vona të pasmesnatës” për qëndrimin stoik në atë kombëtare duke mos pranuar kompromis kur flitet për shqiptarët, e shumçka tjera.

E dyta, kryeministri me çdo kusht tenton të gjunjëzoj, frigsoj e shantazhoj liderin e ASH-ës Ziadin Sela duke këcënuar dhe siguruar në këtë rast në cilësinë e “gestapos” se “nëse ndryshon politikat e tij, mund dhe do të bëhet pjesë e pushtetit”. Vallë kryeministri ku si dhe në bazë të cilave vlera demokratike bazohet kur shprehet në këtë mënyrë se ai do mer ose nxjer nga qeveria.

Takimi i palarajmruar i Zoran Zavit dhe Mickovskit me dyer të mbyllura pa prezencën e partive politike shqiptare hap shumë dilema. Që më bën të kuptoj se Zaev po e lutë Mickovskin që të mbajë fjalën e dhënë për deputët e premtuar. Tani derisa po presim radhën kjo le të na shërbej sa për tu kthjellur.

Bekim Jashari: Faleminderit nga zemra secilit shqiptar që vizitoi Prekazin

0

Në përmbyllje 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, menjëherë pas ndezjes së flakadanëve në memorialin, “Adem Jashari” në Prekaz, komuna e Skenderajt ka mbajtur koncertin tradicional festiv për të nderuar veprën e familjes Jashari.

Në mesin e shumë qytetarëve që kishin ardhur për të ndjekur këtë koncert, u panë dhe përfaqësuesit e familjes Jashari, Rifat Jashari dhe Bekim Jashari njëherësh kryetar i Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,ka falënderuar të gjithë shqiptarët të cilët e vizituan këto ditë Prekazin.’

“Në përmbyllje të Manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Natën e Zjarreve në vendin ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e vendit – në Prekazin e shqiptarisë, dhe me koncertin ku edhe nëpërmjet këngës e valleve nga këngëtarët e mirënjohur të estradës shqiptare, u nderua Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, në 21 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë, më lejoni të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët që vizituan këto ditë Prekazin dhe Skenderajn”, ka thënë Jasharaj në rrjetin social Facebook.

Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe.

Luana Vjollca në Londër, pas Maldiveve dhe Austrisë

0

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, po shijon jetën maksimalisht.

Ajo së fundmi qëndroi në pushime luksoze në alpet e Austrisë dhe Maldive, ajo është drejtuar në një metropol botëror.

Londra është destinacioni i Luanës, vend që ajo e konsideron në formë interesante.

“I do robi ca pushime pas pushimeve”, ka shkruar Luana.

Kështu Luana vendosi për një metropol pas një resorti turistik dimëror dhe tropikal.

Luana Vjollca është në lidhje prej kohësh me Krenar Çoçajn, biznesmenin nga Prishtina.

Ajo me të ishte prezente edhe në Austri edhe në Maldive, por nuk dihet nëse është me të në Londër.