28/04/2024
10 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 31

Kroacia i’a kthen perimet e Maqedonisë, për shkak të pranisë së pesticideve të ndaluara

Pero Nikolov, anëtar i kabinetit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, zbuloi se në më pak se dy muaj, në disa dërgesa të eksportit të perimeve, kontrolli kufitar kroat për ushqim, bazuar në analizat laboratorike, përcaktoi praninë e pesticidit të ndaluar klorpyrifos, përcjell INA.

Ai shton se ky pesticid është i ndaluar në BE që nga viti 2020 dhe pyet se si ka përfunduar ky pesticid në tregun e Maqedonisë së Verit.

“Ky nuk është rasti i parë i eksportit të perimeve nga Maqedonia që kontrolli kufitar kroat ka gjetur pesticidin e ndaluar klorpyrifos, kemi pasur një rast të ngjashëm vitin e kaluar kur klorpyrifos është gjetur në disa dërgesa”, thotë Nikolov.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i tillë i produkteve të kthyera nga kufiri kroat. Në shkurt u ndalua një ngarkesë me perime të freskëta, karota, ku u konfirmua prania e pesticidit të ndaluar. Për momentin nuk dihet rezultati i kësaj dërgese me perime, gjegjësisht nëse është asgjësuar në Republikën e Kroacisë apo është kthyer në Maqedoninë e Veriut. (INA)

Ish-drejtori i Sallës Universale: Një ndërtesë e ngjashme në Bullgari u dogj në 7 minuta

Ish-drejtori i Sallës Universale, Dusko Popovski sot në një deklaratë për media ka theksuar se është mirë që objekti ka marrë flakë bosh dhe se nuk është shembur.

Ai shton se një objekt i tillë nuk është lejuar të funksionojë.

Sipas tij, në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009, sa ishte ai në detyrë, ka pasur një projekt për rikonstruksionin dhe ndërtimin e këtij objekti, por nuk është realizuar.

“U shqetësova dukshëm nga lajmi se salla Universale ishte në flakë dhe menjëherë erdha këtu në vend. Ky objekt ka qenë në kufirin e vlerës së shfrytëzueshme në periudhën kur unë kam qenë drejtor, pra nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ky lloj objekti nuk lejohej të funksiononte. Një ndërtesë e ngjashme në Bullgari u dogj në 7 minuta. Frika ime më e madhe ishte se do të ndodhte një zjarr dhe ja ku ndodhi. Kjo ndërtesë ishte sinonim i të gjithë njerëzve në Maqedoni dhe është për të ardhur keq që objekti u keqtrajtua kaq shumë. Në vitin 2005, kur mora detyrën, kishte një projekt për rindërtim dhe një projekt për zgjerim, por nuk u realizua. Është fat që ka marrë zjarr bosh dhe nuk është rrëzuar dhe është mirë që nuk ka pasur viktima”, tha Popovski.

Dita e fundit e ramazanit – Kreu i BFI-së me mesazh për Fitër Bajram

Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e agjërimit të ramazanit ndërsa nesër kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në mesazhin drejtuar besimtarëve ka uruar për paqe, mirëqenie, respekt të ndërsjellë dhe solidarizim me njerëzit në nevojë.

“Me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë”, thuhet veç tjerash në mesazhin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu.

Osmani: Do të mbetem gardian i Marrëveshjes së Ohrit, për të mbrojtur demokracinë konsensuale

Në vazhdën e ngjarjeve në kuadër të fushatës së kandidatit për President Europian, Bujar Osmani sot u mbajt panel, respektivisht bashkëbisedim me profesorë universitarë dhe analistë Kushtetutë qytetare vs. Kushtetutë e Ohrit. Me këtë rast, Osmani u shpreh i shqetësuar që ideja për Kushtetutë unitare, me të cilën do të shlyheshin bashkësitë etnike e inicuar fillimisht nga “Levica”, pastaj nga VMRO DPMNE-ja, tani po përkrahet nga oponentët shqiptarë politikë, “Është shokuese që parti opozitare shqiptare kanë hyrë në këtë lojë, për shkak të kalkulimeve për pushtet”.

“Teza për kushtetutë qytetare, ose kushtetutë ku njësia themelore e shtetit është vetëm individi, e jo dhe kolektiviteti, si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodhë shtetit, dhe abrogimi më i madh që mund t’i ndodhë Marrëveshjes së Ohrit… Heqja e tërë komuniteteve nga Kushtetuta dmth rikthimi e demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues. Mbivotimi dhe majorizimi sjellë në asimilim të grupeve të tjera nga shumica që është përcaktuese në këtë vend. Prandaj desha sot të debatojmë për këtë temë. Çështja e balancerit, mendoj që në esence ky propozim ka të bëjë me albanofobi. Aq më duket ofendues argumenti se balanceri paska ulur cilësinë” tha Osmani.

Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit e ka transformuar shtetin, nga demokraci e shumicës, ku kishte majorizim të plotë nga komunitet ndaj komuniteteve tjera, në demokraci konsensuale. Në këtë kontekst, ai u zotua se do të mbetet gardian i Marrëveshjes së Ohrit, për të mbrojtur demokracinë konsensuale.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes shumë partive politike dhe kandidatëve. Kemi betejë mes dy vizioneve: vizionin e integrimit, bashkëjetesës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies dhe vizionin, respektivisht konceptin e izolimit, tensioneve ndër-etnike dhe rrëshqitjes mbrapa. Për shkak se këto janë ofertat. Oferta e nacionalizmit dhe shovinizmit që kërkon 61 deputetë për t’i përjashtuar të tjerët. Dikush që kërkon 61 nuk është ajo për ta fuqizuar vetveten. 61 është paradigma e përjashtimit të të tjerëve. Kjo është ideja- t’i përjashtojmë të tjerët në vendimmarrje ose ta prishim konceptin e demokracisë sociale, ofertë që thotë unë do e prish Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, që nënkupton izolim të plotë të vendit dhe bllokim të integrimeve dhe rrënim të Marrëveshjes së Ohrit, kthimin e tensioneve ndër-etnike, konflikteve ndër-etnike.” u shpreh Osmani.

Akademikë të përkatësive të ndryshme etnike vlerësuan njëzëri se një kushtetutë qytetare nuk mund të reflektojë realitetin multi-etnik të Maqedonisë së Veriut dhe se tentativat për t’i shlyer ndryshimet që u bënë në Kushtetutë pas Marrëveshjes së Ohrit, janë tentativa për shlyerje të vetë Marrëveshjes së Ohrit dhe kthim të vendit në dekadencë. Ata theksuan se qëllimet e partitë që e promovojnë idenë e Kushtetutës qytetare e të cilat nuk janë parti qytetare, por nacionaliste janë dashakeqe dhe të rrezikshme për vendin.

Ndër panelistët që u kyçën në debat ishin: profesorët universitarë, si: Fatmire Limani, Asllan Bilalli, Ali Musliu, Qani Nuhiu, analisti Albert Musliu, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe juristi Sërxhan Amet.

Pronari i një kompanie nga Gostivari raporton në polici se i mungojnë rreth 40.000 euro nga qarkullimi i 3 ditëve

Më datë 04.08.2024 në ora 20:00 në DPB-Gostivar, personi S.N.(45) nga Gostivari, person përgjegjës i një subjekti juridik, ka raportuar se rreth orës 14:00 i ka telefonuar një menaxher i të njëjtit subjekt dhe ka raportuar se në subjektin juridik gjatë inkasimit të qarkullimit të tri ditëve paraprake ka vërejtur se mungojnë paratë e gatshme në shumë prej 2,5 milionë denarë që duhet t’i paguante në qarkullim ditor. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentimin e rastit.

Policia jep detaje në lidhje me zjarrin në Sallën Universale, janë ndaluar 3 persona

Policia ka dalë me njoftim në lidhje me djegien e Sallës Universale në Shkup

“Sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale në Shkup. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Dy personat E.S. (48) dhe A.T. (41) janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë me një automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore për shkak të thithjes së tymit. Ekipet e EVN-së kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në të gjithë afërsinë e sallës dhe në rr. “Petar Pop Arsov” kanë ngecur dy femra në ashensorët e pallatit, të cilat janë nxjerrë nga Njësia e Policisë Intervenuese. Lidhur me zjarrin, në Stacionin policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Zyrtarë të Qeverisë ia dorëzojnë kreut të BFI-së, aktvendimin për medresenë “Isa Beu” Shkup

Sot në zyrët e BFI-së, zyrtarë të Qeverisë i kanë dorëzuar Shaqir Fetahut aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” Shkup.
“Pas 40 viteve nga themelimi i Medresesë së Bashkësisë Fetare Islame dhe shumë gjeneratave medresantë, kabineti jonë qeverisës, që mbahet mend për punët e mëdha të kryera, ia dorëzoi Kryetarit të BFI-së z. Shaqir Fetahu dhe kolegëve nga BFI, edhe aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup.

S’kishte mënyrë më të mirë për ta përcjellur muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për të pritur festën e bekuar të Bajramit.

Salla Universale në Shkup kaplohet nga zjarri!

Para pak çastesh zjarri ka kapluar Sallën Universale në Shkup e cila ka qenë në fazë të rikonstruimit.

Në terren kanë dal ekipet zjarrfikëse në tentim për të shuar zjarrin.

Merr hov epidemia me kollën e keqe, për një javë shënohen 50 raste të reja

Janë regjistruar 50 raste të reja me kollë të mirë në vetëm për një javë, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. 9 prej pacientëve janë hospitalizuar. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk ka pacient me pertusis. Kolla e mirë përhapet më shpejtë kur moti është i ngrohtë dhe temperaturat janë më të larta. Sipas pulmologëve, rritja e imunizimit është faktori kyç që do të parandalonte përhapjen e mëtejshme.

“E kollitura tek pertusis është karakteristike, specifike ka sulme me ç’rast humbet frymëmarrja. Këto sulme mund të zgjasin dhe të përfundojnë me ndërprerje të frymëmarrjes, me mavijosje përreth buzëve. Këto simptoma ndodhin disa herë gjatë ditës dhe kanë kohëzgjatje prej javësh.”, – deklaroi pulmoalergologia, Vesna Micevska.

Numri më i madh i pacientëve janë nga kryeqyteti. Deri më 4 prill në vend janë regjistruar 399 raste me kollën e mirë. Prej tyre 239 raste nuk janë vaksinuar fare ose nuk janë imunizuar plotësisht. Mjekët vazhdimisht u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Nga pacientët e deritanishëm janë shtruar në spital 58 persona, 49 prej tyre të moshës deri në 4 vjeç.

(VIDEO) Elezi:Ikja e mjekëve fenomen rajonal

Në nivel vjetor rreth 250 mjekë e lëshojnë vendin.Ky fenomen më shumë është theksuar viteve të fundit, kur pjesa dërmuese e mjekëve është duke braktisur Maqedoninë e Veriut për pagë dhe jetë më të mirë në shtetet e zhvilluara. Kjo ka bërë që që të rritet shqetësimi edhe tek popullata se në të ardhmen mund të mbeten pa shërbime mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, duke uruar mjekët në ditën ndërkombëtare të Shëndetësisë, pret që nga viti në vit mjekët të kenë standar më të lartë që të mund të ofrojnë shërbime më cilësore. Ai thotë se shëndetësia është në nivel funksional por ka vend për përmirësime.“Migrimi ekonomik nuk mund të ndalet as në Gjermani as në Zvicër.Vetëm dua të bëj një krahasim në vitin 2016 të ardhurat e mjekëve si kanë qenë , sa ka qenë kudjestaria dhe sa është sot.Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë.Nuk do të thotë se mjafton.Tendenca vazhdon, me siguri do të ketë rritje më të madhe vitet në vijim.Kjo varet nga eurointegrimeve, sa do të mund të integrohemi dhe sa do të mund të thithim mjete nga Bashkimi Evropian” tha ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri.Dekani i fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Tetovës Nevzat Elezi, thotë se është një trend në të gjitha shtetet largimi i mjekëve. “Gjithandej është prezent ky problem, edhe Mali i Zi,Serbia, Kosova , Shqipëria.Të gjithë të njejtin e kanë këtë problem me shpërnguljen e mjekëve jashta vendit. Nuk është vetëm çështja financiare ose diçka që bëhet ndonjë padrejtësi. Në Kroaci, Slloveni, Serbi rrogat ishin të majme për mjekët, mirëpo si duket është një trend ku mjekët shohin një jetë më të mirë, perspektivë më të mirë të tyre dhe normal krahas rrogës shihet edhe mënyra e jetesës së tyre. Pra, nuk është vetëm çështja ekonomike, por është edhe çështja socio-ekonomike,ku mjekët shohin një jetë më të mirë për ata dhe familjet e tyre” thotë Elezi.Këto komente i ka bërë gjatë një panel diskutimi që u mbajt në kuadër të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës.

Me rastin e Ditës së Shëndetësisë, Sindikata e Pavarur e Mjekëve ka protestuar me kërkesë për kushte më të mira të punës në institucionet publike shëndetësore në mbarë Maqedoninë. Një pjesë e punëtorëve të Spitalit klinik të Tetovës dhe Shtëpisë së Shëndettit, të cilët janë anëtarë të sindikatës, kanë protestuar në Tetovë. Sindikata e Pavarur ka theksuar një sërë problemesh që kanë të bënë me shëndetësinë, në mesin e tyre edhe mungesa e kuadrit mjekësor.Deklarata Poashtu është kërkuar, që punësimet të bëhen në mënyrë joselektive, të ketë avancime dhe plotësime të vendeve të punës, rregullim të pagës sipas Ligjit për pagë minimale me qëllm qëtë ndalet largimi i mjekëve.TV KOHA